InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Diktaturave nuk u merret leje për t’i rrëzuar!

8 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Diktaturave nuk u merret leje për t’i rrëzuar!

Nga Bislim AHMETAJ

Sot mora pjesë në një protest-demostratë të lajmëruar në rrjetet sociale nga aktivistë të shoqërisë civile. E kishin lënë në orën 12.00, unë isha në Sheshin Skëndërbej, poshtë këmbëve të kalit të Gjergjit në orën 11.58.
Kam më se një muaj që bëj thirrje publike që të protestojmë kundër diktaturës së re që po vendoset në emër të “flamës” që ka marrë emrin Covid 19.
Si qytetarë i përgjegjshëm i respektoj ndjesitë e të tjerëve për rrezikun që mund të vijë nga pandemia globale edhe pse rezervat e mia për vertetësinë e saj janë të shumta.
Kurrë në historinë e pandemive s’ka ndodhur që të karantinohen njerëzit e shëndoshë dhe të kërkohen të prekurit nga virusi nëpër rrugë me polici dhe ushtri.
Kjo e bën këtë pandemi qesharake, alegorike që në shqip mund ta fitoj shume shpejt emrin “flama dibrane”
Numri i demostruesve që ju kishin përgjigjur thirrjes për protest ishte rreth 150 apo 200 njerëz, ndoshta kjo edhe për shkak të devijimit të ditës nga një grup organizatorësh.
Veçse që të gjithë ishin njerëz të lirë, kurajoz, guximtarë. Shqiptarë që e duan dhe e çmojnë vendin e tyre , lirinë dhe demokracinë.
Shqiptarë që i kanë thyer prangat e partive të “Trekëndëshit të Bermundos” te tre kryetareve RAMA-BASHA-META.
Në memorien time si në një film me metrazh të shkurtër mu shfaqën djemtë dhe vajzat që guxuan të demostronin me 2 Korrik të 90-ës në të njëjtin shesh.
Kam qënë spektator spontan i atij demostrimi , se dija çpo ndodhte realisht, por ma donte dhe ma ndjente shpirti.
Mbrëmjen e 2 Korrikut kam parë për herë të parë në Shqipëri njerëz me dy gishtat lart, këtë symbol e kisha fiksuar në gishtat e studentëve të Universitetit të Prishtinës përgjatë demostratave të vitit ’81, ku spikati dhe u përgjak prej tankeve të pushtetit të dhunshëm slogani “Kosova Republikë”.
Në demostratën e sotme isha pjesëmarrës i vullnetshëm, i vendosur, i gatshëm për sakrificë.
Edhe pse është pak e vështirë ta shpjegoj këtë ndjesi timen tek një grup i madh njerëzish në dejet e të cilëve diktatura Covid-19 ka induktuar virusin e nënshtrimit, virusin e frikës, virusin e dorëzimit, virusin e tranzicionit, virusin e vrasjes së vlerave të demokracisë, virusin e degradimit të humanizmit.
Një pjesë e tyre janë dorëzuar duke parë edhe rolin e kryetarit të opozitës si këshilltarë shëndetësor i Sulltanit të Surrelit, një pjesë tjetër janë përkulur duke parë urat e Presidentit me dekretimin dhe dakortësimin e “ndërhyrjes” në Kodin Penal pçr ndëshkimin me burg të atyre që shkelin fermanet e Sulltanit.
Një pjesë tjetër nuk ishin sot në shesh sepse me zor çpo presin të hapen kufijtë dhe të ikin një orë e më parë siç kanë ba këtu e shtatë vite, dite e natë.
Një pjesë tjetër ishin të frikësuar nga media që demostrata-protest-revoltë ishte pa leje.
Po si mund të merret leje nga diktaturat për të protestuar ndaj tyre o njerëz, o dele të perëndisë, o hyzmeqarë të instalimit të diktaturave?!?!?!
Por tek e fundit çfarë nevoje kishte të ishin më shumë njerëz për të protestuar te këmbët e Kalit të Gjergjit, Prijësit tonë.
Kjo ishte një demostratë mesazh për qytetarët shqiptarë: Dilni dhe mbroni jetën tuaj, mos lejoni që të humbisni vullnetarisht vendin e punës, pronën, biznesin, shërbimin shëndetsor, lëvizjen e lirë.
Nuk mund të sakrifikohet shërbimi mjekësor për tre million shqiptarë për shkak të 40 të shtruarve në spital me Covid-19 apo me “flamën dibrane”.
Nuk mund të mbyllen nëpër shtëpi dhe të braktisin punën, jetën, mësimin dhe çdo aktivitet tjetër jetësor tre milion njerëz për shkak të një shpikje që kërkon të prekurit me Covid-19 nëpër rrugë me polici dhe ushtri.
Demostrata e sotshme pa leje, e theksoj pa leje, vertetë u shpënda dhunshëm nga policia e shtetit. Gjithashtu u arrestuan pesë apo gjashtë përsona duke thyer çdo protokoll të OBSH apo të fermaneve të Sulltanit të Surrelit për mbrojtjen e qytetarëve dhe policisë nga “infektimi” me “flamën” që kërkon të vëndosë diktaturën e re mbi planet, të cilët siç mësova u liruan qetësisht vetëm pak orë më vonë.
Por mesazhi i kësaj demostrate ishte i qartë që për rrëzimin e diktaturave nuk kërkohet leje.
Me zemër, guxim, kurajo dhe vizion qytetarët thyejn dhe thërrmojnë çdo diktaturë, ndaj dhe mu kujtuan djemtë dhe vajzat e 2 Korrikut të 90-ës.

Tiranë me 7 Maj 2020

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025

9 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com