InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

GRATË DHE PËRFAQËSIMI ME KUOTA!

2 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
GRATË DHE PËRFAQËSIMI ME KUOTA!

Nga Lirim Nezha

Më është dukur absurde,që në krye të herës,që gratë të përfitonin nga kuota fikse për të qënë pjesë e politikes.


Mbase ky tekst do t’ju duket si maskilist,por nuk është aspak ashtu.
Unë e vlerësoj kontributin që gratë japin në politikë dhe jo vetëm,po ky kontribut duhet të vijë si rezultat i formimit intelektual dhe profesional e mandej edhe si rezultat i aktivizmit në politikë.


Në kohën kur u hodh kjo ide dhe u vu në praktikë si një detyrim nga forcat politike,më kujtohet një episod qesharak.
Dikush,që për momentin nuk i binte radha për të qënë në listën e këshilltarëve bashkiakë,shfrytëzoi mjeshtërisht kuotat e grave. Ngaqë asnjë grua nuk ishte aktive,ai futi gruan e vet në listë fituese.


Do thoni ju,ç’të keqe ka?
Jo,nuk do të kishte asnjë të keqe nëse gruaja e tij do të kishte interes për politikën. Madje nuk do të ishte krim edhe nëse do të përbënte ky çast pikënisjen e të marrit të saj me politikë.Por nuk mbaron loja këtu. Dy ditë përpara zgjedhjeve,kur askujt nuk i shkonte në mendje se mund të ndryshoheshin listat,kjo lista për të cilën fola u ndryshua. Nga lista u hoq gruaja e në vend të saj,befasisht,por edhe pak poshtërsisht,u gjend burri.


Sigurisht që askush nuk e denoncoi në KQZ,as unë,sepse po ta bënim ndoshta mund t’ja kishim djegur mandatin e vjedhur.
Kështu pra,ky makinacion funksionoi dhe mandati i këshilltarit kaloi nga njëra tek tjetri si pronë e familjes.


Por nuk është e gjitha kjo,sepse.ndoshta ka qënë një rast i kufizuar,por ka me dhjetra raste kur femra absolutisht të panjohura,për shkak të influencës,pse jo edhe të pagesës,janë futur në lista për të “përfaqësuar” burrat e tyre,pikërisht duke shfrytëzuar kuotat e përfaqësimit.
Përfaqësimi në politikë,sipas mendimit tim,duhet të jetë produkt i aktivitetit politik,produkt i aktivizmit te femrës në politikë.Përfaqësimi i tyre duhet të jetë produkt i garës. Në vetvete kuotat e përfaqësimit janë fyesë për gratë.


Aktivizmi i tyre duhet të vijë.natyrshëm dhe jo i sforcuar. Ato,fare mirë mund të përfaqësohen në përqiëindje shume më të larta se edhe vete kuotat e përcaktuara me ligj. Pra,një femër nuk mund dhe nuk duhet të injektohet në politikë përmes kuotave sepse,siç e kemi vënë re,prodhohen specie si “kërpërata” që ,do apo nuk do,të përfaqësojnë ty,mua,të gjithë ata që votojnë ca lista që i kanë renditur të tjerët.


Ka me dhjetra argumenta në të gjithë terrenin politik shqiptar ku përfaqësimi nuk bëhet si një renditje vlerash intelektuale dhe profesionale,por si rezultat influencash dhe pagesash.
Normalisht përfaqësimi duhet të filtrohet përmes anëtarësisë,por edhe kur ky proces formalisht kryhet,asnjëherë nuk merret parasysh vullneti i anëtarësisë. Përherë do të kemi në lista deputetësh apo këshilltarësh lloj lloj emrash të pa njohur,kryesisht femra,të cilat e shohin veten deputete apo këshilltare si të zgjuara nga ëndrrat me princ të kaltër, me votat e atyre që kanë kontribuar një jetë të tërë.


Edhe njëherë dua të jem i qartë,jam i mendimit se femra në politikë mund ta bëjë politikën më të mirë nëse ngjitet atje përmes një garimi normal,por nëse ngitet atje përmes kuotash dhe influencash,një grua e tille ne politikë shëndërrohet më keq se një burrë sa i takon sjelljes politike,shëndërrohet ne një Spiropal,armë e verbër në dorën e liderit që i siguroi një vend në listë.


Pra,sipas mendimit tim,jo vetëm që kuotat janë më diskriminuese se mungesa e tyre,por nuk prodhojnë përfaqësim të merituar.


Madje,asnjë përfaqësim nuk është i merituar nëse nuk kalon përmes filtrit të atyre që bëjnë realisht politikën,përmes prodhuesve të politikës,që janë anëtarësia,dhe jo përmes konsumatorëve të politikës dhe beneficeve të saj,që janë kupolat dhe prapaskenat e tyre influente.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!
Bota

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!

16 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com