Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpetim Axhami, përmes një mesazhi adresuar të gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Muajit të Ramazanit, ka uruar për më shumë shpresë e besim, dashuri e vëllazëri, paqe e solidaritet.
Gezuar Muajin e Ramazanit!
Qoftë agjërim i lehtë dhe i pranuar!
Të nderuar besimtarë myslimanë! Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit!
Urojme nje agjëtim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, mbarësi dhe begati në familjet tuaja dhe Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur atë më së miri!
Më shumë shpresë e besim, dashuri e vëllazëri, paqë e drejtës, solidaritet e bashkēpunim na shoqëroftë, përgjatë këtij Muaji Ramazani dhe përgjthmonë, për të përballuar çfardolloj sfide.Zoti qoftë me ne!