Regjistrohen 6 raste të reja pozitiv me COVID 19 në Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë marrë 26 tamponë për analiza, nga të cilët 6 kanë rezultuar pozitivë.
Nga këto 6 raste, 2 janë familjarë të 80 vjeçares dhe infermieri i cili i shërbente prej muajsh, 1 anëtar i familjes nga Dobraçi dhe 2 anëtarë të familjes nga Kirasi.
Kjo e çon numrin e të infektuarve në qarkun e Shkodrës 48, ndërsa në Bashkinë Shkodër 44.