Alketa Vejsiu rrëfen për herë të parë si nisi historia e dashurisë me bashkëshortin

Alketa Vejsiu është treguar gjithmonë diskrete dhe e ka ruajtur me fanatizëm marrdhënine e saj me bashkëshortin. Ajo e ka mbajtur larg syve të publikut marrëdhënin e saj dhe familjen.

Moderatorja së fundmi ishte pjesë e një interviste me revistën italiane Oggi, ku krahas tjerash flet edhe për takimin e parë me bashkëshortin.

“E njoha kur vendosa të blija shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe. Në atë kohë bëja dy punë që të më dilnin paratë për kredinë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lamë një takim dhe mbaj mend që kur u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë ata sytë të kaltër të paparë. Për nëntë muaj, deri në pagesën e këstit të parë nuk ndodhi asgjë. Më pas nisi historia jonë e bukur e dashurisë, historia e jetës sime.”- është shprehur moderatorja.