Nga Bujar VRETO
Shkodra, heroina e civilizimit dhe demokracisë. Në 2 Prillë 1991 u gjakos nga dora djallëzore e atyre që gjakosën Shqipërin, nga viti 1941. Edhe pse ishin në grahmat e fundit të pushtetit, përsëri guxuan dhe zbrazën armët mbi katër djem, viganë, trima dhe liridashës.
E kush nuk qau për Arben Brocin, Nazmi Kryeziun, Bujar Bishanakun dhe Besnik Ceken. Pabesinë që vetëm bandat kriminale mund ta bënin dhe në fakt e bënë, me qëllimin e vetëm, të frigohen shkodranët e më pas gjithë shqiptarët.
Por gjaku i djemve po rridhte si lumë dhe preku çdo zemër demokrati e liridashësi, kjo bëri që djemtë e pushkatuar të ktheheshin nga emra në frymë dhe askush s’mund të pengonte fillimin e një epoke të re dhe ardhjen në drejtimin e vendit forcat demokratike.
Sot pas 29 vitesh, liria e fituar është në grahmat e fundit sepse në pushtet u kthyen bijtë e etërve dhe për ironi të fatit figura numër dy e vendit është pushkatari i djemve që veshi Shkodrën me të zeza. Gjak që s’thahet pa çuar amanetin në vend! E duam Shqipërin si gjithë Europa.Lavdi, dëshmorëve te demokracisë!
Emrave që sot frymëzojnë më shumë se kurrë për të mbrojtur lirinë nga diktatori i ri dhe tu kthejmë shqiptarëve ekonominë e munguar, drejtësinë e dëshiruar dhe lirinë e fituar. Kryetari PDBujar Vreto03-04-2020.
![](https://scontent.ftia2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/92354387_1620877914730116_347411267394207744_n.jpg?_nc_cat=102&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeGOe73GyUUJdQ57wfMOomW6EQnIWYoLJ40y_UhPodjjOaL5MYaMfx22Nx2B58ihp-UpHLpz-eEm3UsNFCsNyIenPBnOBYy-BITZmNels0EbAA&_nc_ohc=Eh7rZMOAYQEAX9nPhf8&_nc_ht=scontent.ftia2-1.fna&oh=5b369d1233de294a6d558eea6acd531d&oe=5EAC02FA)
![](https://scontent.ftia2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/91866720_1620877951396779_1542703620808507392_n.jpg?_nc_cat=105&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeGI7Yt6rIlXohBbCqisfNWgY39Uz5GMweY6iLGdUHQq2MADIeb82I60Yr7W4f2ZqZfX-h8hU2ts_5Hd1puzJCwh6Ba_UCLFoyI5BO628-tIRA&_nc_ohc=mBPngWWKDRkAX-O3OWS&_nc_ht=scontent.ftia2-1.fna&oh=812bc40c1148d1aeb068289b47cb9eea&oe=5EACB3FE)
![](https://scontent.ftia2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/92521344_1620877988063442_1982956039439384576_n.jpg?_nc_cat=110&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeHvRTKxeRCWESPkZnp1UU_Tsgj9lm5mTikmR6Qmnq791B5vIs-z21dm77-0UN-tiEVUKSzpTa36dTX_2UtzfwBCGoYPs23PxcpFMEs8o1tiHw&_nc_ohc=Ves0YUKpjhIAX85HHuD&_nc_ht=scontent.ftia2-1.fna&oh=015f22c0ca05174e8fe64f0e0db570af&oe=5EABEFFA)
![](https://scontent.ftia2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/91921941_1620878034730104_7441466405838389248_n.jpg?_nc_cat=111&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeFbV63obEdX4DDGdKuxmNoad835-faqd4c7MwPqPWfuBP_8LJE3R2F2VdEokqDIq0ff0-Jp_3pGFhXVmxLBBywAfHKvq9DZB0RM1nTwIdtlag&_nc_ohc=tPjN8UrMc9kAX9w6j1_&_nc_ht=scontent.ftia2-1.fna&oh=0ac005abcd449ca93f5b81ec052840c5&oe=5EAE10E7)
![](https://scontent.ftia2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/91594715_1620878148063426_2483192761600180224_n.jpg?_nc_cat=106&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeFrQxwJIMS2UJ6ocvhm-XsB_Vgws2YsdEUtGLCBsOS0nF9vcsStWtotbaNVjFNu4UyiYWeAKUf-HRPZ6BXAe4B2WpGT7ymQHOLLiHqPD6alVQ&_nc_ohc=oR9ImSyYB5IAX_-IId1&_nc_ht=scontent.ftia2-1.fna&oh=6d8a14dae8111300f7a59e62735c23c9&oe=5EABC8A1)
![](https://scontent.ftia2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/92136860_1620878181396756_6809780895323521024_n.jpg?_nc_cat=110&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeETRSUTMsblPO1nzh4yvA_5crfykZUaOt8EfggDpiOF86UHojPhXKmKoIh6zXRxm2UxUHOaNMIBqD3tjhH0P-yhfwLFap3Ak8iHKdG7clHHiw&_nc_ohc=dmWkkM4uihcAX-d4oVR&_nc_ht=scontent.ftia2-1.fna&oh=51355ed1616560f236da91b15727808f&oe=5EAC2BC9)