Një lajm i mirë këtë mëngjes vjen edhe nga qyteti i Pukës.
Shtatë punonjësit e Urgjencës në Pukë kanë rezultuar negativ për koronavirus, pasi u karantinuan më parë.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e shëndetit publik në Pukë ditën e sotme
“Mirmengjes me këtë lajm fantastik. Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19. Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ. Faleminderit ZOT! Bashkë mund t’ja dalim!”