InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vau-Dejës, rastet me pozitiv nga COVID-19, domosdoshmëri për testime të shumta, dyshime tek stafi mjekësor dhe personeli i bashkisë

28 Mars, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Vau-Dejës, rastet me pozitiv nga COVID-19, domosdoshmëri për testime të shumta, dyshime tek stafi mjekësor dhe personeli i bashkisë

Rastet e shtuara me koronavirus në Bashkinë Vau-Dejës, ku tre rastet e rezultuara pozitiv deri më tani janë të së njëjtës familje, kërkojnë domosdoshmërisht vëmendjen e autoriteteve për masa urgjente me synim parandalimin e valës së gjerë të të prekurve, në këtë bashki.

Gjurmimi i rasteve të mëtejshme si dhe testimi i një numri të madh të popullatës në këtë bashki, duke filluar me kontaktet e drejtpërdrejta të të ekzaminuarve si pozitiv, i personelit mjekësor, të cilët lëshuan apelin e tyre, pikërisht për këtë rast, pasi personi i djeshëm ka qenë pranë mjediseve të tyre, duke rrezikuar prekjen e tyre nga virusi, e deri tek administrata e bashkisë, të cilët jo vetëm falë shërbimit të ofruar ndaj qytetarëve por dhe për vetë lidhjet familjare të personit të rezultuar si pozitiv me pjesëtarë të personelit të bashkisë e bëjnë të detyrueshme marrjen e masave parandaluese, duke bërë tamponet ekzaminuese dhe për personelin e bashkisë, e deri tek karantinimi i stafit të këtij insitucioni.

Më poshtë po japim apelin e stafit mjekësor:

Jemi infermier. E ne asnje moment nuk kemi refuzuar daljen ne pune sepse keshtu jemi betuar ,te sherbejme pa e kursyer veten tone. Por te na fshihet puna qe bejme kete nuk e kishim imagjinuar dot.. jemi infermeret e urgjences ne qendren Shendetesore Vau Dejes.

Pacienti i identifikuar me covid-19 nga Vau -Dejes . Eshte paraqitur 3here ne urgjencen tone me temp te larte. Eshte pritur ne stafi i urgjences se Vau -Dejes, ka marre sherbim shendetesor tek ne nga mjeku i urgjences diten e pare dhe nga infermieret(pa veshje mbrojtese).

U paraqit diten e 2 serish me temp te larte dhe ka marre sherbim serish nga infermieret e turnit. U paraqit pas dy ditesh per here te 3 serish ne urgjencen e Vau-Dejesit me temp 39. Nga ku eshte telefonuar nga personeli 127 si rast dyshues. Dhe me urdher te 127 eshte nisur ne shtepi. Pastaj eshte paraqitur ne Shkoder nga ku eshte diagnostikuar me covid-19.

Mos i fshihni kontaktet qe pacienti ka pasur me personelin. Mos e fshihni punen e infermiereve te urgjences se Vau-Dejesit.Mos refuzoni tamponin e personelit. Na pajisni me veshjet e duhura. Covid-19 po i prek te gjithe. Nuk kane faj familjet tona.Nuk kane faj pacientet e tjere qe ne ti infektojme.

Të Lidhura

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com