InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Policia sqaron si do të bëhet qarkullimi nga e hëna

28 Mars, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Policia sqaron si do të bëhet qarkullimi nga e hëna

Ashtu sic është njoftuar qarkullimi nga e hëna do të ndryshojë, jo orari, por mënyra, e cila do të bëhet me një autorizim që do të merret nga portali e-albania.

“Nga data 30 mars 2020 e në vijim, në e-Albania do të ofrohet shërbimi online “Leje për dalje” nga shtëpia. Kjo leje vlen vetëm për fashën orare 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe”, sqaron policia.

Policia thotë se “Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë.

“Sistemi ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku verifikohet përkatësia familjare e aplikantit dhe mesazhi miratues që mbërrin në telefonin e qytetarit është konfirmim për strukturat e Policisë. Policia e Shtetit rikujton se “Leja për dalje” do t’i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19″, thotë policia.

Policia sqaron për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin  112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

“Gjithashtu, sqarojmë se në orarin 05:00 deri 13:00, nuk do lejohet asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme. Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë aryse”.

Në zbatim të këtyre masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për familjarët që duan të bëjnë pazar apo të blejnë ilaçe që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, pasi patrullat policore, nëse konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj shkelësve.

Të Lidhura

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com