InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Plani i rradhëve të bukës dhe tollonave

20 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga, Red VARAKU

Nga fundi i viteve 1970, varfëria ishte ulur këmbëkryq në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate regjimi vendosi të merrte disa masa që përktheheshin në “shtërngim rripi”, por sigurisht jo për nomenklaturën e lartë drejtuese, por të punëtorëve dhe fshatarëve të thjeshtë.

Këta të fundit e pësuan më rëndë me një proces të dhimbshëm, procesin e detyruar të tufëzimit, që përfundoi zyrtarisht në vitin 1982. Fshatarit iu mor edhe ajo pak tokë që i ishte lënë nga reforma agrare për nevoja vetjake, si dhe bagëtitë e trasha dhe të imëta. Por, ashtu si gjatë reformës agrare, ky proces hasi në një rezistencë të fshehtë dhe të hapur.

Vetë Enver Hoxha, pranon në një dokument të vitit 1982, se në “apel” mungonin 224 mijë kokë bagëti, të cilat ishin therur për mish nga vetë fshatarët, për të mos ia dorëzuar shtetit.

Për këtë arsye nëpër fshatra u zhvilluan mbi 70 mijë gjyqe, dhe u proceduan penalisht 97.500 persona për “shpërdorime e dëmtime të pronës shoqërore, dhe shkelje të disiplinës financiare”.

Radhët nëpër dyqane për 1 shishe qumësht u bënë te zakonshme. Me vendin në prag të urisë, nga regjimi nisi të dëgjohej më shpesh parulla makabre:”Edhe bar do të hamë, por parimet nuk do t’i shkelim!”.Ndërkohë, nomenklatura e lartë e partisë vazhdonte shijonte privilegjet e socializmit.

Ekonomia shqiptare ndodhet përballë një krize të tillë edhe sot. Ironikisht sërish në pushtet janë bash bijtë e njerëzve që ideuan planin ekonomik të tufëzimit. Çuditërisht, bijtë e tyre edhe sot kanë propozuar të njëjtin plan.

Plani A i shpallur nga qeveria nuk është tjetër vetëm se një formë moderne tufëzimi , ku qeveria vendos që për të dalë nga kriza , të ‘shtrëngojë rripin’ e popullit, por jo të ‘nomenklaturës së lartë’ të regjimit, në rastin konkret oligarkëve.

Është jo vetëm e padrejtë, por e papërgjegjshme, që në vend që të merrte paratë e PPP dhe të ndërpriste koncesionet e oligarkëve, qeveria ka vendosur t’ia ngarkojë këtë barrë popullit të thjeshtë.

Sipas planit të opozitës, qeveria kishte mundësi, që nëpërmjet heqjes së detyrimeve për tre muaj dhe ndërprerjes së PPP-ve ku mund të rikuperoheshin rreth 120 milionë euro, ta zgjidhte këtë situatë dhe çdo gjë të vazhdonte normalisht.

Por, ajo e refuzoi planin e opozitës paturpësisht, duke thënë se nëpërmjet lehtësimit të barrës fiskale në ekonomi injektoheshin 1.2 miliard euro, a thua se këto para do të përfundonin në xhepat e opozitës dhe jo në xhepat e popullit.

Ky refuzim në fakt tregon edhe natyrën e vërtetë të së majtës, e cila nuk e toleron dot, që paratë të injektohen në ekonomi nëpërmjet parimeve të tregut të lirë, por kërkon të ketë kontroll mbi çdo qindarkë, me qëllim që të vjedhë çdo qindarkë.

Kjo është arsyeja pse qeveria nuk ka hequr dorë as nga taksat, as nga oligarkët. Ajo ka vendosur, që këtë krizë ta përballojnë vetëm “punëtorët dhe fshatarët” e kësaj kohe, me një fjalë populli i thjeshtë.

Pra, oligarkët do të vazhdojnë të shijojnë privilegjet e kësaj qeverie, do të vazhdojnë të pijnë shampanjë në jahtet e tyre luksoze edhe pse sipas kryeministrit jemi në kohë lufte. Ndërsa, ata që do t’i vuajnë pasojat e luftës, ata që duhet të heqin dorë edhe nga shishja e qumështit për fëmijët, janë populli i thjeshtë.

Tonet apokaliptike dhe paralajmërimet e kobshme me varre dhe arkivolë të Ramës , janë të ngjashme me tonet e diktatorit Hoxha gjatë dhe pas luftës kundër të gjithëve. Ashtu si Enver Hoxha, i cili nuk reshte së përmenduri luftën, edhe Rama qëllimisht foli për luftë dhe mundësinë e degradimit nga momenti në moment të situatës, në mënyrë që populli të bëhet psikologjikisht gati për sakrifica të mëdha.

Ndërsa, kërcënimet dhe kërcëllitjet e dhëmbëve dëshmojnë se ky regjim është gati të ndëshkojë çdo rezistencë të fshehtë dhe të hapur, ashtu si regjimi i Enver Hoxhës, i cili zhvilloi mbi 70 mijë gjyqe dhe procedoi penalisht 97.500 persona për “shpërdorime e dëmtime të pronës shoqërore, dhe shkelje të disiplinës financiare”.

E gjitha kjo nën justifikimin idiot, se nuk e dimë sa do të zgjasë, a thua se nëse ky virus zgjat më shumë se tre muaj , ne do të vazhdojmë të rrimë në karantinë. Sigurisht, që jo! Vendet e tjera mund ta kenë luksin të rrinë edhe një vit pa punuar, por dihet që ne nuk e kemi. Për ne më shumë se tre muaj do të ishte vetëvrasje.

Është e qartë që ky plan nuk synon të ndihmojë popullin e thjeshtë, rikthen partinë -shtet, ndaj Rama e ka kapur dhe po e shfrytëzon fort këtë moment. Ai e di shumë mirë terrori që shkakton frika kur përziehet me bukën! Ky plan do t’i rëndojë shumë xhepave të shqiptarëve të thjeshtë .

Si pasojë, shqiptarët do të varfërohen edhe më shumë, ndërsa shtresat e margjinale të shoqërisë do t’ i rikthehen rradhëve të bukës dhe tollonave të partisë, duke u rikthyer në kohët më të zeza të Shqipërisë, atëherë kur partia ishte gjithçka, sepse kontrollonte gjithçka.

E gjitha kjo do të rezultojë më pas në rritje të skamjes dhe varfërisë dhe në një krizë urie, fatura e të cilës mund të na rikthejë pas sërish në kohën e tufëzimit. Ky rikthim nuk do të ishte më thjesht një dështim, por një vetëvrasje. Sigurisht, ky nuk është një skenar i pamundur.

Ai mund të ndodhë nëse ne rikthehemi të besojmë sërish tek partia mëmë dhe tek parulla “edhe bar do hamë, por partinë nuk e tradhëtojmë”.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat
Aktualitet

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

20 Shtator, 2025

KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

20 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com