Ish-deputeti Eduart Ndocaj, përmes rrjeteve sociale, nga Milano ku ndodhet i izoluar së bashku me familjen e tij, u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve të solidariozhen në iniciativën që ai ka marrë, duke vendosur në ballkonet dhe dritaret e tyre flamurin shqiptar.
Me këtë iniciativë, Ndocaj, synon q ëpërmes ngjyrave kuq e zi, të ndezë shpresën dhe besimin se populli shqiptar, përmes vitalitetit dhe energjive jetësore që ka ne ADN-në e tij si popull, do arrijë ta kapërcejë këtë situatë të vështirë që ka kapluar globin nga virusi COVID-19.
I njohur për theksin patriotik, Ndocaj gjithnjë, sa herë që vendi ndodhet në situata dramatike, sheh tek simbolet kombëtare, përtëritjen e shpresës dhe të besimit.

















