InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga, Skender Doçi: Një e vërtetë e thjeshtë mbi politikat e drejtimit në institucionet shqiptare

15 Mars, 2020
in Opinione
A A
Nga, Skender Doçi: Një e vërtetë e thjeshtë mbi politikat e drejtimit në institucionet shqiptare

(Mbi klasën e drejtuesve në institucionet shtetërore dhe publike).

Sipas mendimit tim, drejtues në një institucion shtetëror ose publik, quhet ai person i cili është zgjedhur si shprehje e vullnetit nëpërmes votës, ose emërimit nga një institucion, dikaster apo individ i autorizuar, i cili ka tagrin ligjor ose të drejtën ekzekutive për ta bërë një gjë të tillë.Më qartë, fjala është për klasën e të gjithë drejtuesve që paguhen nga taksa-paguesit shqiptarë, nëpërmes një institucioni ndërmjetës (me natyrë shtetërore) që është buxheti i shtetit.

Duhet theksuar këtu, se kontribues në buxhetin e shtetit janë edhe mijëra qytetarë në sektorin shtetëror, publik dhe privat të cilët paguajnë tatimin mbi pagën, mbi pasurinë, …etj.

Nëse flasim për kohën e deri tanishme, ku pakënaqësitë qytetare janë jo të vogla përsa i përket korrupsionit, ekonomisë, shpresës, zbatimit të ligjit, klimës së biznesit, shërbimeve që ofrohen për qytetarët nga sektorët shtetëror dhe publik, vonesat për integrimin e vendit në BE, problemet me votimet dhe zgjedhjet, përgjegjësit e parë, nuk dua të them të vetëm, gjatë këtyre 30 viteve janë pikërisht personat që i përkasin kësaj klase.

Në vendin tonë, ajo pika e ngërçit, e cila nuk mirë-funksionon është vetë shteti me mekanizmat e tij, kryesisht janë klasa e drejtuesve.Ajo që është e fokusuar në kuadrin normal dhe e standartizuar sipas koncepteve të një vendi demokratik, janë qytetarët e këtij vendi, sjellja dhe detyrimet e tyre.

Qytetarët paguajnë dritat, paguajnë ujin, paguajnë taksat, respektojnë ligjet deshën e s’deshën, vazhdojnë të përfshihen në proçeset demokratike, e kanë ulur në minimum kërkesën dhe akuzat për mirëqenie dhe për punë, (kjo e fundit është një gabim i madh). Si rezultat i këtyre, qeveritë tona ndodhen në kushtet më ideale për të rregulluar mirë-funksionimin e vet dhe mekanizmave në varësi të saj.

Kryesisht korrupsionin, i cili është një fenomen, ku ndodhet dhe zhvillohet rreth mekanizmave dhe strukturave brenda saj, duke pasur parasysh gjithë administratën shtetërore, duhet theksuar këtu, se jo punonjësit e thjeshtë dhe ata në nivele normale dhe mesatare të administratës janë të korruptuar. Ata janë pjesa e ndershme mbi të cilët, sapo reagojnë apo hapin gojën kërcet “kamxhiku” dhe presioni me vendin e punës.

Duke e vënë, aty për aty, para një beteje absolutisht të humbur, ku i vetëm, por në të vërtetën e patjetersueshme, gjendet përballë arrogancës dhe makinacioneve të shefit, i krijojnë iluzionin se është ngritur kundër drejtuesit, fuqisë së shtetit dhe partisë politike në pushtet.

Nëse administrata publike ka të punësuar rreth 100 mijë vetë, “princat ose arkitektët” e vjedhjes dhe të korrupsionit janë jo më shumë se dy mijë vetë që për hir të së vërtetës i përkasin klasës së lartë dhe te mesme të drejtuesve që folëm më lartë,Kur flasim për korrupsion në asnjë rast nuk mund të aludohet për qytetarët apo nënpunësit e thjeshtë puplik.

Më thoni në cilin dikaster mund të shpërdorojë apo nuk kryen me ndershmëri punën për të cilën është aty një nënpunës, nëse drejtuesi nuk merret dhe nuk përfshihet vetë i pari në vjedhje dhe afera korruptive të shkallës së lartë. Sapo drejtuesi arrin në këtë pikë fillon presionin ndaj nëpunësve të ndershëm apo ndaj atyre që mund të flasin lidhur me zollumin e tij, dhe në të njëjtën kohë ngre një rrjet të pjesshëm abuzimi brenda dikasterit të cilëve u jep krahë dhe u shpërndanë pushtet e ndikim, përkundër pjesës më të madhe e cila është e ndershme me ligjin dhe kryerjen e punës.

Gjatë këtyre 30 viteve këta janë mbartësit e “koronavirusit” shtetëror ku si efekt ka pasur korrupsionin dhe devijimin e funksionit dhe misionit për të cilin ekziston shteti administrata publike dhe buxheti i shtetit. Kjo simptomë, gjatë viteve të demokracisë nuk ka njohur përmirësime nga rotacioni politik as nga lëvizja e njërit apo tjetrit drejtues nëpër dikastere.

S’duhet të harrojmë se gjithmonë numri i personave të përfshirë dhe përgjegjës në kushtet e shtetit tonë, si në të kaluarën dhe në të ardhmen, në asnjë rast nuk është më i madh se dy mijë por, ata ndërtojnë një rrjet të brendshëm që është nën influencn e tyre dhe krijohet përshtypja se të gjithë mekanizmat dhe punonjësit e shtetit gjenerojnë fenomenin e korrupsionit kryesisht aktiv, por jo pak edhe pasiv.

Duke krijuar iluzionin se është situatë që nuk ka zgjidhje, jemi të dënuar të jemi kështu, kështu kanë qenë gjithë qeveritë dhe kështu do të jenë, …etj.

Po të arrijë ligji dhe drejtësia ta vendos ndërgjegjen e këtyre personave në karantinë lidhur me kontaktin ndaj vetë-virusimit dhe molepsjes shkatërruese për një shtet, që është vjedhja dhe korrupsioni me natyrë shtetërore dhe publike, sikurse arriti të vendos dy milion shqiptarë (dhe bëri veprimin e duhur) ndaj koronavirusit, atëherë fjala korrupsion në vendin tonë do përdorej rrallë.

Do përdorej dhe do ekzistonte si dhe sa, fjala vrasje ose aksident, e cila për më tepër, do të njehsohej dhe dënohej moralisht dhe ligjërisht si dy fenomenet e sipërpërmendura.Duhet theksuar se klasa që folëm, janë mbartësit e të gjitha pisllëqeve të partive politike në qeverisjen e vendit dhe administratës, janë ata që sjellin një politizim ekstrem të administratës publike, gjë e cila ështe karakteristikë e sistemeve totalitare, por shkatërruese për një shtet demokratik, duke arritur kështu të grumbullojnë rreth vetes edhe një suport politik.

Gjithashtu, janë manipuluesit dhe devijuesit e votës dhe proçeseve zgjedhore në Shqipëri. E theksoj, se jo të gjithë drejtuesit për të cilët folëm janë të tillë, por s’kam as dyshimin më të vogël se, më shumë se gjysma e tyre gjatë këtyre 30 viteve, kanë qenë dhe janë objekt i këtij shkrimi.Fatkeqësisht, për të gjitha këto zollume, rrogën ua paguajmë ne, qytetarët e thjeshtë dhe bizneset e ndershme, edhe pjesën që vjedhin, abuzimin dhe shpërdorimin e parave nga buxheti i shtetit, po prapë e paguajmë ne.

Edhe mos mirë-funksionimi i dikasterit apo institucionit në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, bie po prapë mbi ne, e shumë e shumë pasoja të tjera që kanë rënë e bien vetëm mbi ne dhe mbi vendin tonë.

Në qoftë se, ndonjë ditë në të ardhmen, drejtësia dhe ligjet e këtij vendi, arrijnë ta vënë mënyrën e punës, sjelljen dhe veprimtarinë (e gjitha kjo në kontekstin e zyrtarit të një shteti demokratik) në “karantinë” klasën për të cilën folëm, si rezultat i ndëshkimimeve të pamëshirshme ligjore dhe administrative për shkeljet dhe abuzimet që bëjnë, atë ditë do të filloj demokracia e vërtetë, zhvillimi dhe prosperiteti i gjithanshëm dhe i vrullshëm i këtij vendi.

Skender Doçi, 15 Mars 2020

Të Lidhura

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?
Show Biz

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?

20 Korrik, 2025

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com