InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mjekët tanë, të varfër e të sulmuar!

14 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Mjekët tanë, të varfër e të sulmuar!

Nga, Albert AVDULI

Mjekët tanë !

Qëndra spitalore “ Nënë Tereza” : Institucion human mbushur me sakrifica , dhimbje, gëzime dhe përvojë.

Dihet nga të gjithë që qëndra spitalore më e madhe në vënd mban emrin e humanistes Nënë Tereza. Betimi i Hipokratit, jo si një formulë rutinore, por si një detyrim professional, mëshirohet në formën më konkrete pikërisht në atë spital.Këtu ndërthuren në mënyrë të harmonishme
më simet e mjekut të lashtë dhe virtytet e shenjtores së kohëve moderne, Tereza. Ndoshta , emrat e dy të mëdhenjve, bëjnë që përgjegjësia dhe humanizmi të feksin aq fort. Ndodh, jo në pak raste, që neë ato salla i pashpresi te rikthehet në jetë porsi feniksi.

Ne vitet e gjata të tranzicionit jemi mësuar të dëgjojmë e artikulojmë akuza pa fund për mjekët tanë. I kemi nxirë bluzat e bardha me dhe pa shkak.Kemi shkelur mbi përpjekjet e tyre titanike dhe rastin e shkëputur e kemi përgjithësuar.Për ata që kanë shpëtuar mijëra jetë , apo kanë kuruar qindra – mijëra pacientë, kurrë se gjetëm kohën për një falënderim publik. Ata heshtin me modestinë dhe përpjekjet titanike të tyre për t’na rikthyer gëzimin , për t’na zbutur vuajtjet.
Shumë kush nga ne , thjesht , bën indiferentin.Në këtë grup e klasifikoj edhe veten.Kur nuk ke nevojë për trajtim mjekësor, spitali perceptohet si një institucion, në mos abstrakt te paktën i ftohtë e trishtues.Rubrikat televizive rreth temave shëndetësore të duken të largëta për t’ju kushtuar vëmendje të mjaftueshme.Bisedat e shokëve rreth sëmundjes së tyre apo të të afërmve i
dëgjon sa për mirësjellje.

Në rrethana të tilla e gjeja veten, kur ende nuk isha ballafaquar me sëmundjen e një njeriu tim tepër të dashur. Sëmundja ecën dhe mjet udhëtimi ka jetën, trupin tonë. Kjo aksiomë shpesh harrohet deri në momentin kur gjendesh përballë rrezikut të vdekjes. E pra, pasditen e një të diele, ora e keqe më vendosi përballë dyerve te ftohta të sallës së kirurgjisë. Ankthi dhe dhimbja shtohej më tepër nga sytë e përlotur të të afërmve që prisnin gjithashtu.Ekipi I mjekëve doli mbas 6 orëve dhe buzëqeshja e tyre fshihte lodhjen dhe tensionin e përjetuar përballë komplikacioneve të pacien!t. Profesor Nikollaq Kacani, pohoj me krye.Jeta kishte &tuar , por sfida ishte më e gjatë.Plot 3 muaj në pavionet e atij spitali Një odise e vërtetë rendur midis familjes, punës , interesimit dhe kujdesit për të sëmurin.

Në ato dhoma të zymta luftohej çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për t’i dhënë leje jetës. Frymën e ngrohtë, shpresën, kujdesin e japin ata mjekë të shkëlqyer.Nje grup i solidarizuar jo vetëm me
njeri – tjetrin si koleg , por te unifikuar e bërë një me pacientin dhe të afërmit e tyre. Në shenjë mirënjohje ndaj atyre qindra vetëve që kam takuar në ato 90 ditë , nuk ngurroj aspak të shkruaj emrat e Prof Kaçanit e Arben Gjatës, doktoret e talentuar Arben Beqiri, Ibrahim Bruka, Krenari , Edi, Ton Bollano, Endri, Gjika, Sokoli, Lordi, Renato Osmani, Tani, Besi.Të njëjtat përshtypje për ekipin e infermiereve dhe kryeinfermieren Albana. Janë dhjetra të tjerë, po aq të palodhur e miqësor, emrat e të cilëve, nuk arrij t’i përmend.
Për atë staf, asnjëherë nuk kuptova, nëse kishte të dielë apo festa zyrtare.
Në konsultat mjekësore, kurrë nuk dëgjova se kishte të sëmurë anonim. Flitej; filani te X dhomë ka shfaqur këtë simptomë ose ka rrezik.
Bluzat e bardha edhe pse sterile shfaqeshin, ngarkuar me aq shpresë. I kam parë ata mjekë, plot dëshpërim, kur dilnin nga salla dhe pohonin rastin fatkeq. Nuk artikuluan kurrë “vdiq”. Si një eufemizëm, përdornin fjalën e butë “e humbëm”.
I kam parë ata doktorë, kur përqafoheshin me të afërmit e të operuarit me sukses. Po, i kam vërejtur, teksa mposhtnin vdekjen. Në ato pavionë, një mit zhbëhej çdo ditë, Sizifi i lodhur nuk ekzistonte.
Është momenti të kujtoj sentencën e Bergman :”Jeta është vizatim, ku nuk mund të përdorni gomën”. E pra, aty, ky mësim ishte mbisundues. Bisturia nuk është gomë, një lapsus dhe gjithçka mbaron. Mbi parimet e barazisë dhe kujdesit sipëror, përjetohet çdo moment, në ato koridore dhe dhoma, paçka se nuk janë të standarteve evropiane. Ndryshimi gjëndet vetëm te pjesa fizike e spitalit tonë.
Aftësia, përkushtimi dhe talenti i ekipeve mjekësore është po aq i barabartë.
Gjithësesi, humanizmi dhe gatishmëria mund ta kapërcejë shërbimin e çdo klinike në vendet fqinje.
Se këta, janë mjekët tanë, se kurrë nuk kemi pyetur: sa paguhen, si ja dalin ?
Asnjëherë nuk duan të dimë, derisa, në një mesnatë jo ndriçuese, i kërkojmë. . .
Të gjithë këta, janë mjekë të shkollës shqiptare, pavarësisht specializimeve në vëndet perëndimore. E theksova këtë fakt, si dëshmi, se shtrati i universiteteve tona është potencial. Menaxhimi i tyre do vëmëndje.
Brenda atyre mureve, syri të zë derë të vjetër, tavan me lagështi, apo shkallë thyer. Si kompensim real, shfaqet talenti i mjekëve duarartë dhe përkujdesi maximal.
Më shumë se kudo ” betimi i Hipokratit”, gjëndet mëshiruar te mjekët tanë të varfër e të sulmuar.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com