InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kursi i ri i Bashës dhe manifesti i shpresës

9 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Kursi i ri i Bashës dhe manifesti i shpresës

Nga, Erald KAPRI

Lideri i opozitës, Lulzim Basha po kthen prozhektorët e opinionit publik përmes disa lëvizjeve të thjeshta në dukje. Kursi i ri po diskutohet gjerësisht, manifestuar përmes një sjelljeje mjaft korrekte të tij. Po dëgjon njerëzit, po tenton të vërë dorën në plagë dhe tashmë po imponohet drejt një alternative për të dhënë mekanizma se pushteti i tij do jetë ashtu siç ai portretizohet; normal, perëndimor, dëgjues dhe njerëzor.

Partia Demokratike perceptohet më së shumti mes njerëzve si partia “që lejon njerëzit të punojnë”. Në kushtet ku ndodhet sot shoqëria dhe qeverisja, nuk besoj se ka motivim më të madh për njerëzit që të fitojnë shpresën, se sa minimalisht të lejohen të punojnë.

Manifesti i Bashës i prezantuar pak ditë më parë mbi rëndësinë e një reforme zgjedhore ishte i duhuri, për më tepër mekanizmi që ai propozon për të kontrolluar pushtetin. Gjithsesi, ato mbeten për t’u diskutuar më tej, por ajo nuk mjafton. “Për t’i dhënë Çezarit, atë që i takon Çerazit”, Basha ka meritën se denoncoi fort lidhjen e krimit me politikën dhe korrupsionin. Dy janë çështjet për të cilat Basha mund të fokusohet për të krijuar frymën që i duhet opozitës e të kryejë rrotacionin. Së pari, lufta ndaj korrupsionit, dhe së dyti, një riqasje ndaj elektoratit të djathtë.

Nëse besohet thellësisht se ky vend nuk bëhet, se shpresa ka vdekur, se ikja e shqiptarëve nga vendi është shqetësuese, është fakti se ata ndihen të vjedhur. Ndaj një plan konkret për të luftuar korrupsionin do të kthente vëmendjen tek elektorati i fjetur që “urren” politikën. Denoncimet e PD ndaj oligarkëve dhe korrupsionit nuk kanë mjaftuar për njerëzit e thjeshtë që besojnë se rrotacioni mund të ndryshojë hajdutët, por jo gjendjen e vendit. Një plan konkret për të çliruar vendin nga kapja e krimit dhe oligarkisë është më se i nevojshëm, kjo jo vetëm e manifestuar te fjalët, por te gjestet, tek ekipi që do punojë për të.

Së dyti, Basha nuk mjafton. Makiaveli kishte një formulë kur pyetej për cilësinë e një udhëheqësi. Kërkonte të njihte njerëzit rreth tij për të dhënë një gjykim. Besoj se për vetë Makiavelin do ishte e vështirë të jepte një mendim rreth “punës me bashkëpunëtorë”, që rreth Bashës gjen me shumicë, por që presin bashkëpunimin. Konkret, ama!

Elektorati i djathtë është kapriçoz. Kryesisht është ajo pjesë e shoqërisë që e ka pasur më të vështirë në tranzicion, kjo sepse u shkatërruan në diktaturë. Ndaj ata duan përfaqësim tjetër, më të besueshëm. Shpesh, një ish-drejtor pronash flet për zgjidhjen e tyre me logon e PD nga pas apo ndonjë mes të paktëve ish- të privilegjuar flet për dinjitetin e të përndjekurve politikë. Sepse, të jemi të sinqertë, më shumë se mesazhi, rëndësi ka ai që e thotë mesazhin.

Lufta kundër korrupsionit, një ekip i ri, një qasje ndryshe ndaj elektoratit të djathtë dhe të paangazhuar është formula për një rrotacion kuptimplotë. Kjo është fabula, ndaj dhe Basha duhej të kërkojë ata që duan të japin, jo ata që “kanë dhënë” apo duan të marrin.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara

27 Mars, 2026

Dimër në pranverë, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në mbarë vendin
Aktualitet

Dimër në pranverë, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në mbarë vendin

27 Mars, 2026

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona

27 Mars, 2026

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra
Aktualitet

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra

26 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com