InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Adi Krasta, i vetmi që kemi

8 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Adi Krasta, i vetmi që kemi

Nga, Erl KODRA

Dua të jem i sinqertë që në fillim; nuk e kam pasë pëlqyer Adi Krastën. Se di pse, ndoshta ngaqë e kam ndjekur pa vëmendjen e duhur, ose ngaqë nuk kam qenë ndonjëherë i interesuar për spektaklet televizive, ose ngaqë më është dukur njëlloj mendjemadhi. Vetsiguria e Krastës më ngjante disi cinike dhe e tepërt. Kështu ndodhë shpesh herë, kur gjërat i sheh pa vëmendjen e duhur.

Shumë vonë e kam zbuluar Krastën ndryshe, domethënë, Adi Krastën e rebeluar deri në molekulë. Diçka e ka ndryshuar së thelli këtë burrë të hajthëm, që di të shkruaj tekste me gojë, me gjeste, me fjalë që trondisin qeniet indiferente.

Adi Krasta nuk është i ndërgjegjshëm se çka është, në të vërtetë, ai nuk e di që është sa të gjithë showman-ët e mbrëmjeve televizive të marrë së bashku, sepse secilin prej tyre, Adi Krasta e ngre pupthi me një gjest, me një fjalë.

A e keni dëgjuar mbrëmë Adi Krastën kur i hynte fjalës në zemër, dhe e zbërthente çdo gërmë në njëmijë piskama? E keni ndjekur logjikën e tij të mbushur me aromë emocioni, kur fliste për shpirtin e qytetit që po vdes, po vdes për “ca dollar më shumë”?

Footnote*)
A e dini se çfarë do të thotë për ne një Adi Krastë?
Ne kemi shumë ekrane, shumë sigla, shumë programe, shumë gazetarë, por nuk kemi një Krastë. Për të kuptuar rëndësinë e Adi Krastës, po ju sjellë shembullin tipik “Ben Blushi”, ku shpirti shitet për “ca dollar më shumë”.
A e mbani mend Ben Blushin, ish – gazetarin dhe ish – politikanin, që sot është Drejtor i Top Channel? A i mbani mend fjalimet e tij plot pathos në Parlament? Po kur themeloi “Libra” – n e tij dhe përbetohej si spartan se po luftonte për të pamundurit? A e dini se Beni është edhe shkrimtar? Ku është Ben Blushi sot? Çfarë ia hëngri fjalën e folur dhe fjalën e shkruar? Macja apo çakalli?

“Teatri Kombëtar duket sikur me një fuqi shekspiriane të veprave që janë interpretuar këtu, merr përsipër të frymëzojë kauzën. Kjo kauzë thërret njerëzit. Ata përgjigjen. Skuadra e pushkatimit e di se të qëllojë teatrin mund të përshpejtojë në mënyrë të paparashikueshme vdekjen e vetë qëlluesve. Ndaj kjo betejë nervash, retorikash, durimi, lobimi, argumentesh juridike e morale zbret në një fushë, e cila është më e jashtëzakonshmja: koha. Teatri, si një kështjellë, duhet të fitojë kohë. Rrethuesit pikërisht kohë nuk do të kenë të presin gjatë. Shpejt a vonë, do të humbin pushtet dhe nëse nuk nxitojnë me dredhi e hile, siç bëjnë gjithmonë rrethuesit, duke blerë tradhtarë dhe joshur qëndrestarë, duke sharë e shantazhuar, nuk do të mundin ta prishin kompleksin “Skënderbeg” për të ndërtuar kullat e premtuara, që bashkë me paratë shpëlajnë një herë e mirë sqimën qytetare, kujtesën tonë e atë historike” – e pëfundon metaforën e tij Adi Krasta.

Ti mbetesh pa fjalë, jo thjesht nga teksti, por nga metafora me “pushkatarë” që duan të ekzekutojnë kështjellën e Teatrit Kombëtar. Fjalët e Krastës kumbojnë së thelli, dridhen, dhembin dhe rënkojnë nga dhimbja, sepse ai e ka shpjeguar më herët se çka do të thotë Teatër, qytet, frymë, shesh, shtëpi, aromë. Ti e kupton shumë mirë shpjegimin e Krastës, dhe, ska se si të mos bëhesh palë me mbrojtësit e Teatrit, me mbrojtësit e fundit të asaj çfarë ka mbetur prej nesh.

Ky është Adi Krasta, i vetmi që kemi.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara

27 Mars, 2026

Dimër në pranverë, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në mbarë vendin
Aktualitet

Dimër në pranverë, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në mbarë vendin

27 Mars, 2026

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona

27 Mars, 2026

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra
Aktualitet

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra

26 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com