InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

FILLIMI DHE FUNDI KANCEROGJEN I NJË QEVERISJE

6 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Nga Luçiano BOÇI


Sapo mori pushtetin Rama e profilizoi veten si burim i pashtershëm toksik. Përpjekja e tij e parë zbuluese në këtë drejtim ishte vetë ofrimi i zellshëm i tij për të shndërruar Shqipërinë në një poligon kimik të shkatërrimit të armëve siriane. Përmasa kancerogjene e iniciativës idiote të tij shkaktoi një reagim mbarëshoqëror i cili u përmbyll me tërheqjen nga projekti i mbrapshtë. Pasojat për vetë hapësirën dhe teknologjinë që zotëronte vendi ynë do të ishin katastrofike. Ato që e çuan Ramën drejt kësaj ëndrre kancerogjene, ishin fijet që e sollën në pushtet dhe joshja e tij për të treguar zell përkundrejt “fërkimit të kokës” nga ndërkombëtarët, që për hir së vërtetës në këto vite keqqeverisje tërësore nuk i ka munguar.
Të gjithë e mbajnë mend fjalën teatrore të tij para popullit, ku u shpalos dhe dashuria hipokrite me qurravitje e përbetime fallco, që do bëhej më pas normë sjellje e mashtrimit publik që ai instaloi në komunikimin e tij shtatëvjeçar. Pa përmendur këtu deklaratat dhe veprimet qesharake të zv/kryeministrit aktual Brace, i cili për të bindur të pabindurit lante duart me sarinë dhe kuiste qenien e saj jo si lëndë helmuese por si qumësht dallëndyshe.
Po atëherë Rama dhe Qeverisja e tij sapo kishin arritur majat dhe luanin lehtësisht rolin e të qashtërve, duke u qarë dhe duke u ankuar për të kaluarën. Atë kohë, pak kush mundi të lexojë nën rreshtat hipokritë të patetizmit të tij artificial, dëshirën dhe projektin e fshehtë të njeriut që kishte marrë pushtetin, për ta shndërruar “çifligun” e sapo rrëmbyer në bashkëpunim me pjesën më të errët të shoqërisë shqiptare, në një vend “hale” të Evropës. E ku më pas ai të mund të sundonte qetësisht, si konvertim për shërbimet që ofronte për krimin e organizuar, të përdorur për rrëmbimin e votës dhe shërbimet për mafien e të gjitha llojeve me zgjatime politike e për spekulantët më me famë në planet, me ndikime të frikshme politike.
Rama së brendshmi, nuk ia fali asnjëherë shqiptarëve refuzimin që ata i rezervuan dhe të cilin ai e shihte si pritje me dy këmbët e para, pavarësisht tërheqjes publike.
Hakmarrja e qeverisjes së tij “të ndritur” nuk vonoi të vinte.
Rama riktheu pas kësaj pa pyetur fare për turpin, faqe botës, ligjin e mbetjeve, të cilin në opozitë e kishte shndërruar në kalë beteje të luftës politike.
E miratoi me dhunën e kartonëve, për t’i hapur udhë ndërtimit të inceneratorëve me teknologji të dyshimtë dhe me kapacitete djegie përtej kapaciteteve vendase. E gjitha kjo vetëm e vetëm për të stimuluar ardhjen në vend të mbetjeve toksike nga vendet e Evropës.
Shqipëria u shndërrua sa hap e mbyll sytë në një parajsë të mafies së plehrave.
Inceneratorët nga ana e tyre me koncesionet e dyshimta janë potencialisht vatra të rrezikshme kancerogjene shëndetësore dhe ekonomike.
Por vëmendja e opinionit dhe e shoqërisë civile, e zbehur nga ndërhyrjet politike, nuk e përcolli si duhet rrezikun.
Pas një periudhe të shkurtër qetësie, që i shërbeu për zbehjen e zhurmës kancerogjene të inceneratorëve, Rama vuri në jetë, kësaj here pa pasur nevojë për miratim e shoqërisë, në bashkëpunim të ngushtë me pjesën aventureske e kriminale dhe me heshtjen kozmike ndërkombëtare, projektin e tij famëzi të kanabizimit total të vendit, pas gjoja luftës së Lazaratit. Kanabizimi rezultoi të ishte një bombë biologjike me pasoja të shumëfishta, e cila e shndërroi Shqipërinë në eksportuesen kryesore të kanabisit në Evropë, por dhe në vendin tranzit kryesor të gjitha drogave të forta organike e sintetike. Në 2017 Rama nuk e pati të vështirë që me paratë e pista, parcelat e kanabisit dhe me policinë e shndërruar në argate dhe shërbyese të krimit të organizuar, të bënte bis pushtetin e 2013, të siguruar nëpërmjet një platforme të gjerë antishqiptare. Por kjo ishte pjesa e dukshme e ajsbergut të projektit të tij kancerogjen. Pjesa e padukshme ishte pasoja e pakthyeshme që mbolli në shoqërinë dhe rininë shqiptare. Ajo pësoi thyerjen e saj më të madhe në këto dekada dhe pësoi një zhvendosje të boshtit të vlerave dhe virtyteve që përbëjnë thelbin e një shoqërie demokratike. Kjo nuk përmblidhet në angazhimin me natyre kriminale në këtë aktivitet të një pjese të vogël të rinisë, por në shndërrimin e saj në një pjesë të prekshme, hap pas hapi, në përdoruese të lëndëve narkotike.
Helmi i mbjellë kështu u shpërnda dhe mori dhenë kudo në çdo skutë të harruar të vendit më të mrekullueshëm natyror evropian. Ndërkohë tonelata të tëra kalonin e kalojnë dhe sot qetësisht autostradën e Adriatikut dhe hapësirën ajrore me mbrojtje shtetërore, për të kapur tregun evropian miliona eurosh.
Qytetet e vogla të mbuluara nga skamja, u dendën nën tymnajën e dehjes së hashashit, ndërkohë që në qytetet kryesore pluhuri i bardhë dhe i kuq shtonte e shton viktimat e tij në mënyrë galopante, për shkak të rritjes së stresit, pasigurisë, kriminalitetit.
Metastazat e kësaj së keqe kancerogjene, vazhdojnë e shumëfishohen me progresion gjeometrik, ndërsa inaktiviteti shtetëror është i thellë dhe i plotë për shkak të implikimit deri në nivelet më të larta drejtuese politike të sëmundjes Rilindje, në aktivitete narkotrafikuese.
Por Rama nuk u mjaftua me kaq. Ambicia e tij e çmendur për fitim dhe uzurpim, e nxiti që ai të realizonte projektin politik të shpopullimit të vendit, si kanceri më i fortë social që po çon në vdekje sociale shoqërinë shqiptare dhe si rruga e zgjedhur prej tij për të ruajtur pushtetin me një grusht administrate që kërkon ta vejë nën hyqëm. Pasi i mbushi me plehra, pasi i dendi me tym halucinant, Rama i ngopi njerëzit e rininë me pasiguri, me dëshpërim, papunësi, varfëri, vetëm e vetëm që largimi drejt së panjohurës t’i dukej më i ëmbël se vendi ku i kishte rënë koka.
Hemorragjia e shkaktuar nga ky kancer i heshtur po vazhdon të gërryejë pa mëshirë pasurinë më të çmuar të Shqipërisë, njerëzit e saj të mençur e punëtorë.
Por udhëtimi kësaj dërgate ferri duket që është drejt fundit. Padurimi e zemërimi ka arritur në kulm.
Dhe në këtë fund nuk kishte si të mungonte rikthimi në krimin e parë, në fillimin kancerogjen iniciues. Rikthimi tek mbetjet kimike, tek plehrat. Rasti i Vlorës i mbetjeve kimike të kapura, është fakti i prekshëm tronditës i përmasës së frikshme të efektit kancerogjen të pushtetit shtatëvjeçar të Ramës. Fuçiat me kilogramë janë vetëm një pjesë e vogël e tonelatave të kimikateve të rrezikshme e mbetjeve kancerogjene deri radioaktive me gjasa të depozituara tashmë në vendin tonë prej shtatë vitesh rresht.
Kjo është në fund të fundit Rilindja, një kantier helmi dhe kanceri ndërsa kabinetet e Ramës një pavijon kancerozësh të mbyllur me hir në kullën e marrëzisë së tij kryeministrore.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve

24 Shtator, 2025

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot
Aktualitet

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

24 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025

24 Shtator, 2025

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com