Ish-deputeti Eduart Ndocaj, një zë mjaft kritik ndaj qeverisjes dhe kryeministrit Rama, ka shigjetuar sërish këtë të fundit për standardin e shumëfishtë në raport me individët me rekorde kriminale.
Një gjë të tillë, “kaubojsi” e ka denoncuar teksa ka mësuar lajmin për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili këtë diel është pikasur në ambiente të ndryshme në kryeqytet, duke shëtiru lirisht, pa e vrarë aspak mendjen për vendimin e gjykatës, që e shpall atë në kërkim.
Gjithashtu, ish-deputeti, e ka cilësuar kongresin e socialistëve, një bandë kriminale, ku kryebanditi është Edi Rama, i cili asnjëherë nuk heq dorë nga lidhjet dhe marrëdhëniet e tij me segmente të ndryshme të krimit, dhe një gjë e tillë shihet teksa ky kongres ka votuar Vangjush Dakon, në forume të larta drejtuese, duke dëshmuar se Rama e ka të vështirë të largojë këta individë, pasi me bëmat e tij është i përlyer dhe është pjesë e tyre.












