Nga, Agron PREBIBAJ
Sfida ndaj Dajtit me Plisat e lojën e kapuçave
Sot Tropojanët sfiduan Dajtin duke e bërë të tyren me Plisat e bardhë(kapuçi) në kokë dhe me lojen e tyre tadicionale, atë të kapuçave, ndoshta sa vetë jeta.
Loja e kapuçave është një lojë inteligjente, intuistive me betejë sytë, e krahasuar me shahun, e cila shënjestrën e saj ka syrin e lëvizjen e kokrrës(sferës) me dorë, pra kapjen inteligjente me sy, çka do të thotë një lojë me mendim e qartësi në të gjtha veprimet, pasi humbësi gjobitej gjithnjë nëpërmjet të kënduarit nga fituesi, por me shaka e pse jo ironi brënda saj, lojë e cila bëhej me nerv.
Kapuçi me xhubletën, xhamadanin e lahutën janë pjesë e identitetit kombëtar, ndërsa loja e kapuçave vërtetë elitare.
Organizatorët Shoqatat Bytyçi, Nikaj-Mertur etj, nën kujdesin e Xhevdet Mala, Agron Gjediaj, Mhill Gecaj, Ali Mula, Adil Neziraj, Gjin Niklekaj etj, bënë të mundur sot festën e çmuar të bashkimit të Malsisë së Mirë, duke e motivuar ” Plisat me lojë kapuçash”, gjetja përfekte për t’u takuar bashkëkrahinasit në nacionalizmin e shëndoshë, nëpërmjet lojës me rregulla, muhabetit me radhë, këngës e valles tradicionale Tropojane e cila është sherbesëRefereca më e vyer për brezat.
Ishte kampionati më miqësor që kam ndjekur kurrë me fitues Planin, por të gjithë fitues në ngrohjen e komunikimin e tyre shumë qytetarë e njerëzor, e lakmueshme kjo edhe për Parisienet.
Harmoni krejt vllazërore, askush i parë, të gjithë të barabartë, si në shtëpinë e vet.
Ndërsa miqtë e mi të shkëlqyer Gjin Niklekaj e Gjin Gjoli tek po më ngacmonin: -more dëmbel-si po të duket festa?! – unë si zakonisht me vetëm një, -po mirë!
Por të them të vërtetën unë jam dëmbel në pjesëmarrjen e aktiviteteve të krahinës time, por shumë krenar prej nga jam.
Pasi u ndamë si në mes vllezërish e miqësh, të kënaqur e të gëzuar për tu takuar sa më shpesh, për mua nuk ishte ndalesa këtu, pasi do të isha i kryqëzuari i njerëzve të mi më të afërm, i kryqëzuari i dajës tim Pashk Pepkolaj, Pashko Gecaj, Prelë Ndrevataj, Mhill Gecaj, miqve të mi Gjin Niklekaj, Gjin Gjoli, e “i pakursyeri” ndaj meje kumbara Lekë Vatnikaj, të cilët më qortuan e uruan për ftohtësinë time në aktivitete të tilla.
Ne, Malësia e mirë, ajo e Gjakovës(Tropoja), kemi historinë mjaft të pasur, me tradita, zakone e vyrtyte të cilat krenarojnë kombin, kemi kollosët tanë të gjëndur në të gjitha etapat kombëtare, kemi kulturën e qytetarinë e cila është elitë kombëtare.
Zoti e bekoftë e nderoftë Tropojën tonë të dashur!

















