InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dalin SMS-të erotike të një tjetër mësuesi të Fierit me një nxënëse

25 Shkurt, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Dalin SMS-të erotike të një tjetër mësuesi të Fierit me një nxënëse

Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar. Agron Bego, i vetëquajturi zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij. Këtë e konfirmuan dëshmitë tronditëse për abuzimet e mësuesit nga rrëfimet ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle. Ata treguan sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset. Emisioni “Stop” ka zbardhur sonte një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi, Vasil Niko dhe një nxënëseje në moshë të mitur. Ka qenë vetë profesori që ka telefonuar gazetarin e “Stop” për të ditur se si vazhdojnë filmimet në lidhje me skandalin në shkollën artistike.

Telefonata

Gazetari: Jo ideja, nuk arrij të kuptoj domethënë telefonatat, që më morët mua…Ku do të dalësh?

Vasil Niko: Unë dua të di…, dua të di…, deri ku arrin domethënë…, çfarë vijon…, çfarë vijon në këtë situatë?

Gazetari: Në qoftë se një njeri është i pastër, nuk do të dijë, se ku vazhdon, ose çfarë filmime kemi ne.

Vasil Niko: Unë nuk pranoj asgjë, që ka ndodhur. Në rregull? Nuk pranoj asgjë nga ato, që thuhen për mua aty. Ky mësues me atë mësues frekuentonin të njëjtën nxënëse…, tani më tronditët fare.

Gazetari: Nuk e di, kështu janë deklaratat në qoftë se i ke dëgjuar.

Vasil Niko: Unë deklaratat i dëgjova.

Gazetari: Pse pikërisht emri jot dhe jo emri i një profesori tjetër a, nuk e di pse?

Vasil Niko: Nuk e di, nuk e di,nuk di, çfarë të të them.

Gazetari: Po ju keni qenë në dijeni përpara 3 vitesh, kur ish-studentët e kanë përfolur në shkollë ngacmimet, që ju kanë ndodhur vajzave dhe është mbyllur nëpërmjet stafit?

Vasil Niko: Nuk kam patur asnjë dijeni, pasi nuk mund të dëgjoja pëshpërima. Nuk mund të rri të dëgjoj pëshpërimat majtas dhe djathtas.

Gazetari: Nxënësit pohojnë dhe janë shumë, jo pak, që ne e kemi ngritur këtë shqetësim edhe vite më përpara, në praninë e një psikologeje, në mos gaboj me emrin Moza.

Vasil Niko: Nuk e di, nuk e di. Nuk jam në dijeni, pasi këto janë konfidencialitet e tyre. Nuk jam në dijeni, se çfarë ka ndodhur dhe si janë përzier në situata të tilla. Nuk e di.

Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet e publikuara del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit. Në mesazhe del sërish edhe emri i profesor Agron Begos, i vetëquajtur si zhigolo.

SMS-të

Vasil Niko: Nuk të kam menduar asnjë çast si ku*** që do të të q* apo si goca që ka qejf të q***. Që në fillim i thashë vetes se po fillove të ndiesh për X mund të bësh seks. Kam filluar të besoj se është dyfytyrësh Agroni. S’kishte pse ia jepte numrin tënd.

Nxënësja: Unë ia preva muhabetin zemër, nuk më intereson. Por më mërzit për diçka tjetër.

Vasil Niko: Për çfarë?

Nxënësja: Unë e kuptoj tha që je me Vasilin, por do të vijë koha dhe do të njohësh një djalë dhe nuk do të jesh më me të.

Vasil Niko: Dhe ky duhet të jetë X.

Nxënësja: Jo zemër nuk e tha për X, e tha në përgjithësi.

Nxënësja: Ai ka filluar të ketë inat.

Vasil Niko: Le të ketë zemër. Ne do të vazhdojmë jetën tonë si normalisht.

Nxënësja: Nëse ai bën përsëri gabim ke të drejtë t’i flasësh. Nuk dua të grindemi.

Vasil Niko: Mirë o zemër.

Nxënësja: Nëse i thua Agronit, do të fillojë të më bërtasë mua pse i thua Vasilit. Unë do flas vetë me atë nesër.

Vasil Niko: Jam edhe i mërzitur, po ky këtë do që mos të më thuash mua.

Nxënësja: Do të shkosh në të lartën tha dhe do të njohësh djem.

Vasil Niko: Çfarë i duhet atij se kur duhet të ndodhë kjo. Këtij nuk i besohet se çfarë kemi ne. Agroni thjesht donte të të q*** dhe të të shihja si një p***.

Nxënësja: Por duke qenë se unë jam e vogël dhe ti ke një familje atij nuk i besohet dashuria jonë. Nëse ai do e dinte nuk do të prezantonte me mua.

Në mesazhe del edhe emri i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës. Identiteti i saj nuk po publikohet për arsye etike, por “Stop” tregon thelbin e mesazhit për të dëshmuar se të gjithë kishin dijeni për situatën në shkollë.

Vasil Niko: Kjo mendonte se kam shumë dashnore. Ia thashë që të bëj seks duhet ta ndiej femrën. Ty të kam xhan i thashë, por je ***

Nxënësja: Uaaaa u habita. Sa ka që ta ka thënë këtë zemër.

Vasil Niko: Ma trego kë q* këtu më tha. Pak para se të njihja ty. Dhe pastaj u egërsua më tepër.

“Stop” disponon shumë mesazhe të mësuesve me nxënëset, por nuk i bën të gjitha publike për shkak se kanë tejkaluar qasjen seksuale dhe erotike. Këto janë disa prej mesazheve që qarkullojnë në shkollë dhe që implikojnë shumë personazhe të mësimdhënies atje. Emisioni “Stop” ka dijeni për shumë persona të përfshirë direkt apo indirekt për përfshirjen në këtë skandal seksual, por do të ruajnë anonimatin e tyre në një çështje që duhet të jetë sfidë e hetimit dhe drejtësisë.

Duket se gjithçka është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin. Në këtë situatë, ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përveshur medias për publikimin e skandalit, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi për atë që ndodh në shkollat tona. 

Të Lidhura

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com