InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

SHTATORJA RA, POR…!

20 Shkurt, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
SHTATORJA RA, POR…!

Nga Lirim Nezha

Në atë shkurt jo fort të largët të vitit 1991,studentët dhe populli i Tiranës,në një shpërthim ndjenjash të fuqishme antikomuniste,u përballën me monstrën e kuqe që kishte nxjerrë tanket në shesh dhe e shembën shëmtinë e qytetit,shtatoren prej bronxi të më të egrit të diktatorëve në të gjithë Europën Lindore.Mijëra njerëz të ekzaltuar i hodhën kavon dhe e shtrinë përtokë në një dëshirë të ligjshme për t’u hamarrë për krimet e pashembullta të tij.


Dhe vetëm kaq!


E shoqëruan shtatoren pas kamionit që e tërhiqte zvarrë,dikush e godiste,dikush e pshurrte,dikush përpiqej të këpuste një copë si trofe,dikush e shante mbarë e prapë…!


Dhe sërish kaq!

E gjithë ajo turmë njerëzish e aftë për të fituar çfarëdo revolucioni ,por e pa udhëhequr si duhej,ose e udhëhequr qëllimshëm keq,harruan,(apo i ngatërruan) që disa qindra metra më tej ishte Blloku famëkeq.Atje ishin strukur të gjithë ata që ishin as më shumë e as më pak,por dora e zgjatur nga varri e diktatorit.


Por…turma e revoltuar ndryshoi drejtim për t’i dhënë drejtimin e gabuar ditëve dhe viteve që do të pasonin.


Mbase duket shumë cinike,por nëse turma e revoltuar do të ishte udhëhequr me guxim drejt Bllokut,sot ndoshta do të kishim ca deshmorë demokracie,deshmorë të vërtetë demokracie,por do të kishim dhe një Shqipëri tjetër.Do të ishim çliruar prej vërteti nga monstrat e diktaturës.

Do kish qenë më mirë të mos ishim marrë aq shumë me shtatoren,por me shëmbelltyrat e gjalla të saj.Është absurde për një vend që pretendon se ka rrëzuar diktaturën që përfaqësuesit më tipikë të saj nuk morën gjëmb në këmbë.Rumunët e pushkatuan me gjyq të improvizuar Çausheskun dhe i treguan të gjithëve që kush ka marrë zvarrë një popull meriton të njëjtin fund.


Kurse ne u mjaftuam me shtatoren pa shpirt.
Ndërkohë që përcollëm me nderime presidenciale Ramiz Alinë (sa turp!) dhe ndoshta do t’i ofrojmë të njëjtat nderime edhe Nexhmies nëse do të vdesë një ditë!!!


Nëse kupola e PPSH-se do të ishte marrë zvarrë më 20 shkurt të vitit 1991,sot nuk do të qeveriseshim nga i biri i Kristaqit,i Sulës,I Llambit,i Hamitit dhe dhjetra e dhjetra pinjollë të cilët do të duhej që në atë shkurt të kishin marrë arratinë pa guxuar të ktheheshin e jo më të ndikonin kësisoj jetët tona.


Do të kishim një opozitë me më pak të infiltruar bij komunistësh të cilët e kanë syrin nga pushteti personal dhe jo nga demokracia që nuk u intereson.
Sepse shtatorja vërtetë ra,por një tjetër sozi, pasardhes i denje i etërve shpirterorë,ngërdheshet nga foltorja për të na bërë karshillëk, ne,shqiptarëve të sotëm dhe më shumë akoma atyre të djeshmëve që patën në dorë të na ndryshonin fatin dhe nuk e bënë dot. Nuk i lanë ta bënin agjentet në terren të “Bllokut”…


Sepse shtatoret janë vetëm simbole dhe shqiptarët kishin nevojë që të shkonin pertej simboleve…

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026

2 Prill, 2026

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com