InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA

19 Shkurt, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA

NGA, LUÇIANO BOÇI

Ka 24 orë që Rama po përdor të gjitha bateritë e tij për ta përcjellë në opinion ndihmën humanitare që ndërkombëtarët demonstruan ndaj shqiptarëve, si një ndihmë politike për zgjatjen e regjimit të tij. Nuk munguan dhe furçat dhe elozhet mediatike servile, për ta shitur portretin e tij si një hero nacional dhe gajasja në këtë rast duket e pamundur të përmbahet.

Balla dhe Manja të njohur për zellin e tyre parapolitik, por jo pa miratim nga lart, nxituan të konfirmojnë se tani me lekët që do jua marrin pak nga pak shqiptarëve për të shlyer kredinë gjigande, do blejnë dhe një tjetër mandat. Madje, për ta reforma zgjedhore nuk ekziston më se u zëvendësua me konferencën. Shyqyr që nuk thanë se konferenca ishte vazhdim natyral i kongresit të PS, ku u vendos të fitojnë pa zgjedhje këtë herë fare, vetëm duke shpërnda pare, se kanë ardhë shumë. Aq i gëzuar ishte Manja sa harroi të citonte nga ato fjalët e urta që i paraqet si zbulime unike në doktoraturën e tij me nam.

Të dy bënë sikur harruan se konferencën nuk e organizonte kryetari i tyre e as partia e rilindjes për rindërtim, por Komisioni Evropian. Dhe jo për hir të ndihmës psikologjike për të cilën ka nevojë Kryeministri për të përballuar dëbimin e afërt nga pallati kryeministror, por për hatër të shqiptarëve të gjendur sot në emergjencë. Grantet dhe kreditë aty vijnë nga shumë drejtime dhe zënë pjesën më të madhe. Dihet që këto i bashkëngjiten borxhit marramendës.

Ndërsa donacionet janë një pjesë e vogël. Kjo nuk na pengon që ne të jemi mirënjohës për çdo cent ndaj kujtdo që ka kontribuar, por na pengon të bëjmë euforikun. Donatorët ishin shumë me disa dhe në këndvështrimin e doktoraturës së Manjës, sipas të cilit “shumë infermiere e nxjerrin fëmijën çyryk”, Kryeministri duhet të flasë “me frena dore”, sipas zhargonit të tij të rëndomtë, për suksesin e vet, sepse nuk i dihet përfundimi dhe jo çdo gjë është ashtu siç kërkon ta transmetojë ai.

Ndoshta referuar doktoraturës së sipërcituar e për tu dukur hero i lexuar, Rama pothuaj me të madhe në daljen TV na la të nënkuptojmë se ai, duke iu referuar Ulsiut në studimin e tij, kishte gjetur fjalën tjetër të urtë “frika ruan vreshtin” dhe menjëherë, me ndihmë nga jashtë, ndërtoi Akademinë e transparencës. Njësi mbikëqyrëse me term shkencoro-doktorant në formën e një qeni roje që nuk do kafshojë të zotin xhambaz, por vetëm do i lehi “kalimtarëve” në qeveri, të cilët do marrin nga një dorë miell nga thesi i ndërkombëtarëve alias xhepi i shqiptarëve.

Transparenca e saj duket qartë që do jetë po aq e depërtueshme sa xhami i blinduar i Linkolnit personal të Ramës dhe e qartë dhe pastër, as më shumë e as më pak, si ofertat e pakërkuara të bëra modë. Megjithatë mjaftueshëm për të ndërtuar një mekanizëm tërësisht nën kontroll qeveritar që do të shërbejë si kalë për të kapërcyer lumin e mashtrimeve të pritshme, e pareferuar kjo si fjalë e urtë në doktoraturën e famshme. Në anën tjetër të lumit gjendet publiku dhe donatorët, të cilët duan me çdo kusht të dijnë se ku do përfundojnë shumat e akorduara dhe të lëna si mëlçi në qafën e qeverisë. Me siguri do përfundojnë si koncesionet dhe PPP-të e kripura dhe të stisura për të majmur dhe pasuruar grupe e klientë, pse jo me lidhje kriminale afër vetes të cilët bien theror për votat e partisë, siç ka ndodhor në këto vite.


Në vazhdën e patetizmit të shpërndarë nga megafonat e tij, Rama kapërceu më pas çdo cak dhe mori deri pozën e babait të përvuajtur të kombit. E pamundur të ndaloje ngritjen e stomakut deri në grykë e të mos pushtoheshe nga pështirosja, tek e dëgjoje të deklarohej se ishte gati të vishej me lecka dhe të shtrinte dorën fizikisht për Shqipërinë, për të thënë që ai këtë kishte bërë. O tempora o mores! Për Shqipërinë i thënçin, sepse njeriu vanitoz mondan banal që gjithë jetën e tij ka dashur të dallojë me çdo kusht me luksin e tij kontrovers, na u vetëzbulua si në një novelë turke, papritmas, si të ishte sakrifikues i tmerrshëm.

Ky pra që kombinon deri perdet e zyrës me çorapet, me lekët e taksapaguesve përfshirë dhe ato të dëmtuarir nga tërmeti, po na del si lypës modern. Që Rama është i gatshëm të bëjë më shumë se kaq, “se një veshje me lecka”, apo lypsin krenar siç ia përplasi Gjekmarkaj, për të ruajtur pushtetin e tij, nuk ka pikë dyshimi. Po kurrë nuk do ta merrte përsipër këtë akt, siç e dëshmojnë dhe faktet, për hir të interesave të larta. Sepse i ka bërë dhe ka dëshmuar që çdo rrugë depersonalizuese për të vlen, përderisa ajo e çon drejt pushtetit. E ka bërë me krimin si lypës i tij. E ka bërë më serbët si lypës i tyre. E ka bërë më këdo që ka për t’i lypur diçka që i duket e vlefshme si mjet për të ruajtur domenin e tij politik.


Dhe ndërkombëtarët nuk pritën që Rama të hiqte Brionin si pasqyrë e qartë e shfrenimit të tij pasuror të tipit parvenu e që të prekeshin në emocionet e tyre. Ndihma e tyre ishte e sinqertë dhe në kufijtë e arsyes financiare, përderisa akordohet në pjesën më të madhe si grand dhe si kredi, brenda një mosbesimi që shpërtheu në fjalët e Minxhozit për bandën në pushtet, së cilës i jepet një besim i pabesueshëm. Dhe dihet bandat janë si dardhat. E kanë gjithmonë bishtin mbrapa.


Ulsiu këtë e di si fjalë të urtë, por nuk ka guxim dhe i duket jo shkencore për t’ia thënë shefit.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025

23 Tetor, 2025

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com