Nje ftese e thjeshte me gezoi dhe me intrigoi.Vendlindja ime nderon njerezit qe nuk jane më por lane pas jo vetem gjurme kujtimesh humane por shume mund e djerse,perkushtim profesional!
I tille ishte dhe mjeku Isa Zllami i cili per dekada u kthye ne ikone te mbijeteses se njerezve ne nevoja eksteme medikale ne Tropoje.Ndaj dhe kjo ftese e thjeshte perkujtimi dhe emertimi i Spitalit rajonal te Bashkise Tropoje “Dr.Isa Zllami” eshte nje risi ndersa i gjithe vendi yne eshte perplot nominacione rrugesh,sheshesh e institucionesh me lloj-lloj figurash anonime qe burojne nga interesa e ngjarjesh pa rendesi dhe pa perfillje nga kujtesa e vertete e qytetit dhe komunitetit.
E mbi c’do gje keto perkujtime njerezore jane ne vetvehte inkurajim per brezat se nese vertete kontribuon per vendin tend nuk i jipesh harreses por ngelesh perhere ne “parajsen”e memories te vendit tend!













