Nga Pranvera VATOCI
Ne shume raste njerezit per nje aresye te thjeshte, promovimin e vlerave te vendit te tyre, ose thjesht per te treguar dashurine e tyre krijuan nje brand te thjeshte, por emocionalisht te fuqishem “I ❤ [name]”, diku per nje date sublime, diku per nje simbol, diku per nje vend, a diku per nje qytet. Ne nuk e kemi patur kete zakon si shqipetar. E duam vendin tone sa “japim jeten” per te, por e kemi veshtire ta themi e ta bejme.
Kohet e fundit lindi plot mall “I ❤ Albania”, ose “I ❤ Kosovo”, apo edhe diku per qytete a krahina te caktuara. Qellimi, promovimi i vendit me nje brand logo per ta theksuar ne syte e te tjereve si per t’i ftuar ta shijojne dhe ata kete dashuri. Tashme ka pak qe ka lindur dhe nje logo brand e re “I ❤ Tropoja” ose I love Tropoja e tera nje fjale. Bukur vertete, por askush nuk kujtohet si nisi!
Para pak vitesh, nje film action “Taken” ne tre pjese, 1, 2 dhe 3, na promovoi si shqiptare e ne veçanti si tropojan, si nje kancer i ri social qe sapo kishte mberritur ne shoqerite moderne ne Europe e kudo, i eger, i pashpirt, i pamoralshem, i paskrupullt, e per me shume edhe i pabese. Ishin ata qe po sillnin serisht ne jete qysh nga koha e tregetise se sklleverve, nje tjeter skllaveri, tregetine e qenieve njerezore per shfrytezim seksual, gje qe e filluan me grate e tyre dhe po e ngrinin ne treg nderkombetar te gershetuar me egersine e grabitjes, perdhunimit drogimit e shfarosjes.
Filmat damkosnin treven trime e patriote te malsise se Gjakoves, Dragobise, Tropojes tone te sotme e cila punon e jeton kudo me djerse e me virtute, ku gruaja dhe familja jane ne qender te respektit shoqeror, jane qendra jone e universit. Kjo qasje nuk ishte e rastit. Ajo sulmonte virgjerine tone me konceptin e egersise, individualitetin dhe karakterin e forte shqipetar me egersine kriminale dhe mbylljen sociale, vendin e shqipeve e me zemer te hapur me ndarjen totale nga kultura moderne dhe dhunen nderkulturore e rracore.
Dhe çfar beme ne, cfar bene ne Tropoje?? E kemi pare e sterpare filmin dhe e kemi shijuar si film action, kemi shijuar se sa fame kemi fituar bashke me te. Diku udhes per te gjetur vehten, Ministria e Turizmit bashke me disa shoqata dhe aktore te humorit ne Top Channel, prodhuan nje super video clip, dhe ne te Marko nga Tropoja, tmerri i “Taken 1”, duke u tallur me filmin u paraqit nje super zoteri, shqipetar, tropojan qe perfaqesonte veten dhe ne i ftonte te gjithe te vizitojne Tropojen e bukur e te virgjer. Wow, nje grusht per armiqte qe me kujdes na perbalten.
Çuditerisht, askush ne filmin “Taken 1” nuk e ka vene re se perkthyesi i shqipes qe ndihmon ne luften kunder ne “krimineleve mizore tropojan” ishte nje serb mesues e perkthyes shqipje. Ata, serbet, te mire e njerezore qe ndihmojne njerezimin, kunder nesh, shqipetareve qe e shkaterrojme.
Dhe perseri “patriotet tane tropojan” te blogjeve sociale nuk shkruan asgje, as shane e mallkuan, as “mbrojten Tropojen e tropojanet”, thjeshte shikuan dhe shijuan filmin madje duke e pare e ripare me qef. Tani vjen kjo komedi e bukur dhe tall e ve ne loje te gjithe kete tymnaje te perhapur kudo, te gjithe kete damkosje te shpifur per Tropojen dhe tropojanet, dhe “patriotet” e blogjeve cfar bejne? E shajne, e perdhosin dhe e sulmojne nen falsitetin e tyre prej patriotesh.
Te dashur tropojan te malsise se gjakoves, te dashur shqiptare, ejani se bashku te shajme “Taken 1 and 2”, ejani te akuzojme çdo gje te turpshme ne te, dhe ejani te tallemi plot sarkazem, shperfillje dhe perbuzje me keta dashakeq te shqiptarise, e t’i bejne te ndjehen aq te pavlere e te vegjel sa jane, ejani te respektojme artistet e vertete qe e duan Tropojen dhe Shqiperine vertete e pa kembim, dhe qe nuk mendojne te marrin kredite sociale “patriotike” aty ku mund te marrin vetem kenaqesine e artit te bukur.
E kam per te gjithe kete mesazh, per ne qe na pelqeu ky film komedi, per ata qe kane dyshime per humorin e tij, per ata qe nuk e kuptuan heren e pare, per ata qe shpifen edhe pa e pare, por edhe per “patriotet” e blogjeve, ta duam Shqiperine Tropojen gjithnje dhe te mos ngaterrojme dashurine me krenarine mediokre te arkaikeve qe u ka mbet ora tek e mbrapshta lufte mes vedi.











