Nga Red VARAKU
“Shqipëria nuk do të qajë në dyert e Europës’ – deklaron kryetari i PS-së Edi Rama. Shumë njerëz e konsideruan si kërcënim për Perëndimin dhe një flirt me Rusinë këtë deklaratë.
Tani të mendosh se një kufomë politike mund të kërcënojë Perëndimin është minimalisht mendjelehtësi. Maksimumi ky daci ynë i lagur mund të trembë minj si Elisat apo Erjonët.
Në fakt, kjo deklaratë e pashpresë është qartazi një dorëzim dhe kapitullim i hapur përballë presionit dhe vendosmërisë, që Perëndimi po i bën në mënyrë që ky të largohet me procedurë.
Përmes kësaj deklarate, ai thjesht pranon që Europa ia ka mbyllur dyert përfundimisht dhe nuk i bëjnë më derman as lotët dhe as përmjerrje të llojeve të tjera.
Ndaj, bën mirë të mos nxitohet dhe të flasë në emër të Shqipërisë në lidhje me Europën dhe Perëndimin, sepse e qara do t’i duket luks, nëse guxon qoftë edhe ta mendojë ndonjë opsion tjetër përveç Europës.











