InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

AI QUHET AZGAN HAKLAJ…

5 Shkurt, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
AI QUHET AZGAN HAKLAJ…

GUXIM ALIMANI, përkthyes dhe publicist

Kushdo patriot i sotëm mundohet të bëjë një udhëtim imagjinar, virtual rrugës së Flamurit prej Taksimit të Largët të Imperatorisë Turke për të ardhur në Junik e në Prizren, në Shkup e në Elbasan, në Durrës e në Myzeqe dhe për të sosur turravrapin në Vlonë. Edhe virtualiteti nuk është pak sot pas një shekulli, se më së fundi diçka ngelet prej tij: kujtimi. Se është e vështirë që ti njeri sado patriot qofsh, ta përshkruash Udhën e Flamurit. Është kohë stresesh e prekupacionesh që t’i dikton vetë bota e kapitalit që përjetojmë.

Mirëpo gjithmonë si në shembujt që vijnë nga historia gjendet dikush që ka patur kurajon të përshkruajë këtë udhë, jo thjesht si rrugëtar nostalgjik, por si një aktor aktiv shumëdimensional.

Ai nuk është një Sanço modern që pretendon të shembë dogana e bashkojë kufi.

Është një burrë modest atdhetar, politikan e artist, me spikamë jo të vogël në analizë e shkrim. Ka një emër të thjeshtë që vjen si huazim linguistik nga gjuha e perandorisë së cilës 100 vite, më parë me zor ia shkoqëm këtë copë Shqipëri, së cilës po i festojmë ditëlindjen.

Quhet Azgan.

Azgan Haklaj.

Këto fjalë për këtë mik e shok, këtë demokrat e atdhetar që vjen prej vendlindjes sime, që jo pak na bëri të krenohemi në histori, jo se si kam menduar edhe më parë ti hedh në letër. Por rasti shpesh bëhet mbret.

E ky rast që më shtyn është pikërisht libri që kam përpara me autorësi të Azganit. “Për Kombin, Për Demokracinë”. Është libri i tij i dytë, pas atij meditimi të parë filozofiko-politik ”Dardanët presin Dodonën”.

Nuk dua t’ja nënshtroj librit një analizë të detajshme, pse do të duhej shumë kohë dhe jo pak fletë. Gjithësesi nuk mund të lë pa thënë dy fjalë aspak si kompliment për këtë punë sa voluminoze aq dhe cilësore të Azganit se sa si një ndjesi prej leximit të librit.

“Kombi dhe Demokracia”, as si ide dhe as si titull, nuk janë qasje eskluzive të Azgan Haklaj. Filozofë e historianë të çdo përkatësie etnike i janë qasur sistematikisht termit “Komb” dhe “Demokraci”. Pra nuk është e lehtë të shkruash për diçka që kahmot është ezauruar në stile dhe gjykime nga më të larmishmet. Por Azgani në këtë trajtim na paraqitet me një origjinalitet që zor ta gjesh tek autorë reputativë dhe të kultivuar.

Azgan Haklaj akademizmin në këtë vepër ja jep lexuesit përmes një shkrirje mjeshtërore të filozofisë dhe përjetimit.

Kur lexon Azganin, edhe po nuk e njohe personalisht, me pak fantazi mund ta portretizosh atë si tipik për idealizmin dhe karakterin e fortë.

Tek ai shkrihet vullneti i luftëtarit e atdhedashësit me qasjen moderne filozofike.

Tek Azgani nuk gjenden snobi dhe as dukja, por thjeshtësia e misionarit.

Ai në vend të propagandës e të slloganeve ka vënë për gjykim vetë eksperiencën e prekshme.

Kur flet për Kosovën, Azgani ka prekur çdo cep të saj.

Ka pasur në dorë kockat e Boletinit në Mitrovicë sikur dhe dëgjuar historinë e Shaban Polluzhës në oden e tij drenicake.

Kur flet për Preshevën përkundër situatës që mbretëron atje, ai vetë ka ngritur Flamurin e Kombit në ballkonin e komunës, duke detyruar deri tek autoritetet sllavo-ruse të protestojnë zyrtarisht.

Kur flet për Çamërinë, Azgani është vetë në Qaf-Botë dhe mahnit mijërat e shikuesve tek interpreton perlën e Osman Takës.

Natyrisht nuk është e lehtë të shkelësh çdo pëllëmbë tokën e kombit dhe të lesh gjurmën tënde, e cila sa më shumë kohë kalon aq më e pashlyeshme do të bëhet.

Më shumë sharm e stil Azgani ka futur vizionin e tij për bashkimin kombëtar duke qënë sa koherent e pragmatik, aq dhe i guximshëm e stoik.

Ai edhe teorikisht edhe praktikisht nuk e sheh bashkimin kombëtar si një unifikim terrenesh gjeografikë që janë në përkatësinë shekullore shqiptare.Kjo lloj propaganda slloganore po shihet rëndomë sot edhe në grupime politike shqiptare anembanë trojeve tona.

Azgan Haklaj operon si misionar i një tjetër lloj bashkimi e unifikimi nacional: atij shpirtëror, artistik e kulturor.

Natyrisht ky bashkim s’është i lehtë e pa pengesa dhe këtu hyn vullneti i pashoq i Azganit.

E kur kryhet ky lloj bashkim nuk ka më as Zot të mund të ndërmjetësojë për ta plasaritur sërish.

Duke mbyllur këto pak rrjeshta, modest për një punë që i kalon kufijtë e të qënit normale. Së pari, si shqiptar e pastaj si mik, krenohem edhe unë si mijëra qeliza të këtij vendi e kombi me Azganin dhe me shpirt i bashkohem një kori jo të vogël simpatizantësh të tij që zënë fill në Ibër për ta ndalë furinë në Tempullin e Dodonës:

Faleminderit, Azgan!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com