InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tallavaja e Ermalit, Kali i Trojës për Tropojën për përçarjen e malësorëve

1 Shkurt, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Tallavaja e Ermalit, Kali i Trojës për Tropojën për përçarjen e malësorëve

Nga Azgan HAKLAJ

Komediani Edi Rama si Nojani i Mongolëve.

Filmi i Mamaqit morti politik i dajës.

Reagova si vullkan më tërë fuqinë e qenies time, forcën e shpirtit e të zemrën, me zërin e kthjellët si uji i Valbonës, si orteku i borës së Shkëlzenit, ma argumenta të pakontestueshëm ndaj përbaltjes së traditës, zakoneve, dokeve, ritit të bukur dasmës, ku dy të rinj e fillojnë jetën, fjalorit rrugaçëror të dajës producent, cenimit të nderit të femrës malsoriane nga kuratori i Edi Ramës, Ermal Mamaqi në prononcimin e tij publik.
Kuratori Mamaqi ka marrë përsipër të kurojë imazhin publik të Edi Ramës, siç bëri një vit më parë pas protestave studentore e për këtë është deshmitar i gjithë publiku shqiptar, siç është për dekleratën e tij.
Në filmin e ideuar prej tij Edi Rama u tall me virtytet e Tropojës, kjo nuk ka dilemë, tallje sarkastike.
“Shakaja është paraqitja gazmore e të vërtetës ngrysur” thotë një fjalë e urtë popullore.
Edi Rama shprehu urrejtjen patollogjike, por me shaka që ndien për Tropojën, malësorët, Veriun.
Tiranët pasi rrembejnë shtetin uzurpojnë gjithçka.
Kështu veproj dhe Zhupan Rama.
Pasi me anë të pushtetit rrembeu shtetin, krijoj kalifatin e tij, uzurpoj të gjitha pushtetet kushtetuese, përdori asetet kombëtare e pasuritë strategjike si deshi, institucionalizoj, korrupsionin, u përpoq të asgjesonte opozitën reale, duke fabrikuar opozitë artificiale, pushkatoi Kauzën Çame, u përpoq të ndante Kosovën por ndeshi në barrikadën e pakapëcyeshme Haradinaj e pas kësaj me sivëllaun e tij Vuçiç krijoj miniShengenin Ballkanik, me qëllim aneksimin e Kosovës, krijimin e bajp paseve për daljen në Detin Adriatik të Serbisë, krijimin e Serbisë madhe, apo Jugosllavisë së Re.
Tiranët për të konsoliduar pushtetin e tyre u duhet asgjesimi i fjalës së lirë.
Kështu veproj edhe Edi Rama me paktën antishpifje por u mund nga rezistenca e opozitës dhe kundërshtim i fortë ndërkombëtar.
Tiranët kanë frikë nga artistët e ndjehen të kompeksuar nga arti i vërtetë.
Jami deshmitar të betejës gjatë të piktorit dështak, të Despot Ramës për të shëmbur goditën e Teatrit Kombëtar së gjoja është amortizuar.
Termetet e forta nuk i bënë asnjë shenjë këtij Keopsi Artistik dhe e zhveshën lakuriq rrenën e tij.
Pasi dështoi me teatrin shembi godinën ku është krijuar Partia Demokratike, në shenjë hakmarrje për të zhdukur folenë e forcës politike që shembi pushtetin e etërve të tij.
Kryeministri horror vendosi të bëjë revolucionin kulturor modernist siç pati vepruar Maoja në Kinë apo Ati i tij shpirtëror Enver Hoxha në Shqipëri, por ndryshe nga ata Rama u përfshi vetë në këtë lëvizje duke përdorur futuristin Mamaqi e zgjodhi filmin komedi të Tropojës (Malësia e Gjakovës) si kalë troje për të fshikëlluar Traditën Tropojane e për të përçarë malsorët, Kështjellën e pathyeshme nga invadorët e shumtë në shekuj
Për realizimin e strategjisë së tij ka mobilizuar një industri mediatike e disa jeniçerë që janë përdorur gjithmonë si mëkëmbes e gardianë të diktaturave.
Shfrytëzoj rastin të përshëndes mijra vetë të përfshirë ně mbrojtjen e vlerave të Tropojës, të dhjetra portaleve, të mediave që nuk janë nën diktatin e Sulltanit por mbështetën virtytin, të drejtën, të vertetën përballë shpifjes, vesit, pragmatizmit e komercializmit artistik e utilitarizmit politik.
Unë u bëj thirrje të gjithë tropojanëve, malësorëve:
Bojkotojeni me neveri Kalin e Trojës së Edi Ramës që ka si qëllim baltosjen e përçarjen.
Mos harroni se Babai i dajës së Mamaqit, Kristaq Rama firmosi denimin me vdekje me varje të Solzhenicinit Shqiptar Havzi Nelës në vitin 1989 në gërhamat e fundit të diktaturës.
Etërit e Edi Ramës shkelën edhe kodin e të vdekurve duke e lanë të varur disa orë për të terrorizuar qytetarët dhe e varrosën në këmbë poshtë një shtylle të tensionit të lartë.
Varja e Havzi Nelës deshmon frikën e pushtetit nga shkrimtarët.
Kur e pyetën Carin e Rusisë nga kush friksoheni më shumë, ai u shpreh Pushkini, Pushkini, Pushkini.
Ede Rama sot djali i Kristaqit ka vendosur në mënyrë antikushtetuese Kufirin e Ri, traun pa alternativë të Rrugës së Kombit.
Ky Bimbash taksidar me taksat e paligjshme të Rrugës së Kombit sponsorizoj tallavanë e Mamaqit për tu tallë me Malsorët.
Kam perifrazuar dhe njëherë Witmanin e madh i cili thotë “Nuk kam çfarë ti jap kombit tim përveçse fjalës.
Vëllezër e motra të Tropojës, Veriut, shqiptarë kudo që jeni edhe njëherë ju ftoj shumë vllaznisht e tepër shqiptarisht: Vazhdoni të thoni fjalën tuaj e mos u trembni nga propoganda e shfrenuar e rilindasve.
Shekspiri i madh na ka lanë sentencën
“Bota është e guximtarěve”.
Propoganduesit e Ramës ta kanë të qartë se pasi nuk do ti duhen do ti hedhë.
A veproj keshtu Ideatori i Bolshevizmit Lenini me futuristin Aleksanër Majakovski.
Nojani groteks i tallavasë së Mamaqit do të përballet me etrugrulët shqiptarë.
Dita është e afërt e mortit politik të Ramës e kuratorët e jeniçerët e tij do të bajnë sarkazëm me vetëvehten.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com