InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Eliot Engel letër admiralit James Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

19 Janar, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Eliot Engel letër admiralit James Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të jetë i kujdesshëm në komentet e ardhshme rreth Serbisë, duke i tërhequr vëmendjen atij në shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij më Moskën.

Zoti Engel që kryeson Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në një letër dërguar admiralit Foggo, i cili është komandant i forcave të NATO-s më seli në Napoli, shpreh shqetësimin e tij rreth komenteve që admirali kishte bërë në një intervistë më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Beograd rreth bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Serbisë që “nuk e pasqyrojnë në mnëyrën e duhur politiken e Shteteve të Bashkuara dhe bien ndesh me një raport të Departamentit të Mbrojtjes që është dërguar në Kongres më herët gjatë këtij viti.

Zoti Engel citon admiralin Foggo të ketë thënë se ‘unë e shoh bashkëpunimin (NATO-Serbi) duke u përmirësuar në mendjen time’. ‘Tani për tani ato janë partnerë dhe vendi juaj është shumë i lumtur me këtë, dhe kjo është e shkëlqyeshme. Ne jemi në rregull edhe më këtë. Kështu që ju do të zgjidhni dhe merrni atë që dëshironi të bëni dhe sa larg dëshironi të çoni këto marrëdhënie, dhe ne do të jemi atje për ju’.

“Brenga ime ka të bëjë me shmangien e shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara lidhur me zgjerimin e lidhjeve në fushën e sigurisë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë që nga viti 2012. Në raportin dërguar Kongresit me 31 maj të vitit 2019, Departamenti i Mbrojtjes shpjegon me hollësi marrëdhëniet e zgjeruara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, shkruan zoti Engel duke nënvizuar disa prej qëndrimeve në shprehura në raport.

“Serbia siguron mjedisin më të favorshëm për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor … Para Partisë Përparimtare serbe të Presidentit Aleksandër Vuçiç që mori pushtetin në vitin 2012, marrëdhëniet dypalëshe ushtarake serbe me Rusinë ishin të pakta”

Pas zgjedhjeve të vitit 2012 në Serbi, Partia Përparimtare serbe ndërmori hapa për të shtuar marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë, duke çuar në nënshkrimin e një marrëveshje zyrtare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në nëntor të vitit 2013 … Stërvitjet e para ndonjëherë ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë, më emrin e koduar, SREM-2014, u zhvillua më vonë atë vit në Serbi, duke përfshirë më shumë se 400 forca ajrore ruse dhe serbe…. Në vitin 2014, Forcat e Armatosura Serbe organizuan një parakalim ushtarak për presidentin rus Vladimir Putin, duke lëvizur ia përshtatur datën e festës të këtyre forcave vizitës së presidenti Putin.

Ritmi i stërvitjeve është rritur që nga viti 2014… Serbia mori një dhuratë prej gjashtë avionësh MiG-29 të përdorur rus në tetor të vitit 2017…. Serbia ka porositur katër helikopterë Mi-35 dhe planifikon të porosis Sistemet e raketave tokë-ajër Pancir S1. Serbia gjithashtu mori një dhuratë prej 30 tankesh T-72 dhe 30 automjeteve BRDM-2 nga Rusia në këtë kohë”, citon zoti Engel raportin e Departamentit të Mbrojtjes.

Në letër zoti Engel shkruan se “Diplomatët e Shteteve të Bashkuara ka kohë që janë shprehur të pakënaqur me gatishmërinë e Beogradit për të kapërcyer kufirin midis Lindjes dhe Perëndimit. Serbia nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian, me gjithë kërkesat në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE dhe vazhdon të refuzojë një sërë përparësish të përbashkëta SHBA-BE”.

Për më tepër, “Serbia me dëshirë refuzon të ndjekë anëtarësimin në NATO” sipas raportit të lartpërmendur të Departamentit të Mbrojtjes. Ish Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën (Hoyt Yee) në mënyrë të përmbledhur artikuloi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara rreth Serbisë duke thënë, ‘Vendet duhet të zgjedhin se cilën rrugë të ndjekin, pavarësisht se sa e vështirë do të ishte, vendi duhet të bëjë zgjedhjet e tij strategjike, të cilat duhet të jenë pjesë e politikës zyrtare … Ju nuk mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë. ”

Zoti Engel thekson në letër mirëkuptimin për “shpresën” e admiralit që Serbia një ditë të bashkohet me NATO-n, “por ajo ditë nuk është afër. Dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian gjithashtu mbetet e mbyllur nëse nuk e njeh dhe nuk bën paqe me Kosovën. Prandaj, unë ju bëj thirrje që në komentet e ardhshme për Serbinë, ju më me kujdes të drejtpeshoni deklaratat tuaja në mënyrë që shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij alarmante me Moskën, të shprehen me saktësi”, shkruan zoti Engel.

Të Lidhura

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025
Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025
Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025
Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit
Bota

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit

26 Qershor, 2025
Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025

17 Korrik, 2025

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com