InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ta tregoj te Vettingu unë ty

16 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Nga Luçiano Boçi

E gjithë tufa e fjalëve që nxorri Balla pas rrëzimit të akuzës ndaj Bashës, mund të perifrazohet me kërcënimin e drejtërdrejtë ndaj gjyqtarëve sipas modelit:
“Ta tregoj tek vettingu unë ty!”.

Nuk është as hera e parë dhe as e rastit rrjedha kërcënuese dhe diktuese e mazhorancës.

Ta tregoj tek vettingu… bërtet dhe Rama në parlament sa herë që vendimet e organeve të drejtësisë që merren janë jo në përputhje apo kombinim me interesat, pasionet negative apo ligësinë e tij të babëzitur.

Jo rrallë herë ai i ka bërë live gjygj politik gjyqtarëve dhe prokurorëve “armiq” politikë.

Ndërsa Braçe këtë ta tregoj tek vettingu… e bërtet në mes të sallës së gjygjit, pa pasur as më të voglin hezitim për të diktuar dhe trysnuar vendimet e organeve, sepse i akuzuari ishte një kanakar i tij.

“Ta tregoj tek vettingu unë ty” u bë kësisoj lejtmotivi kryesor i mazhorancës përgjatë këtyre viteve, kur drejtësia është kapur e goditur brinjë më brinjë politikisht.

Paradoksalisht për vendime skandaloze që lirojnë me rradhë drejtues bandash dhe kriminelësh, që shmangin krimet elektorale dhe fshehin korrupsionin e zyrtarëve të lartë, askund nuk e gjen të shpallur formulën kërcënuese politike.

Përkundrazi, vendime të tilla konsiderohen si investime serioze të atyre që sigurojnë kapërcimin e “vrimës së gjilpërës” së vettingut.

Vrimë e cila zgjerohet e ngushtohet sipas orekseve dhe parametrave politike në shumë raste.

Në të nuk mund të kalojë prokurori babai i të cilit në vitin X shiti lopën pa numër nipti dhe dyshohet se nuk beson tek partia socialiste, por ama mund të kalojë Dvorani me trenin 100 milionësh të padeklaruar, i vetëdeklaruar si bir i partisë.

Në atë vrimë ngec ai prokuror apo gjyqtar që konsiderohet pëdëist, sepse ka pirë kafe me djalin e xhaxhait që më pas është dënuar se ka vjedhur dhe kalon ai që ha, pi, bën dallavere, liron anëtarë bandash, vetëm e vetëm se zbaton pikë për pikë urdhërat e shefit politik e jep dënime për kundërshtarët e tij politikë.

Tashmë perdet e iluzioneve kanë rënë dhe mohikanët e fundit të besimit tek një reformë drejtësie në opinionin publik, po bien një nga një.

Besimi i dikurshëm ia ka lënë vendin humorit të hidhur të përzier me panik dhe me nota tallje.

Kudo në korridoret e drejtësisë drejtësia është zhdukur është fshehur nga frika. Dhe ajo më relativja.

Qytetarët e kanë të pamundur ta kërkojnë atë, sepse gjithnjë e më shpesh ndeshen me murin vetting.

Ti mund të kesh plotësisht të drejtë po gjyqtari ka frikë ta japë se nuk e le vettingu.

Ti s’ke bërë asgjë, por do dënohesh sepse jetojmë kohërat e vettingut e askush nuk do të marrë njollën e partisë që quhet vetting.

E procesi i nisur me bujë për ta çuar drejtësinë tek qytetari është shtrembëruar e deformuar. Drejtësia nga aulat e gjyqeve tani vendoset në aulat e politikës.

Ajo nuk gjendet më në argumentat e faktet e parashtruara, por gjendet lehtësisht si aksesor në xhepat e xhaketave të Ramës, Braçes, Ballës dhe kompani.

Vettingu nga rrjeta e kapjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar rezulton të jetë vetë i kapur nga rrjeta e politikës dhe qeverisë.

Në të gjithë këtë katrahurë për të shpëtuar atë pak pjesë të mbetur ende të pakapur, zgjidhja është heqja e pushtetit politik të atyre që si kalamaj, por poshtërsisht bërtasin:
Ta tregoj tek vettingu unë ty!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com