Gjykata Penale e Tiranës ka shtyrë seancën gjyqësore për kërkesën e Agim Kajmakut për ndryshim mase.Shkak është bërë mosparaqitja e provave sipas ligjit. Seanca e radhës në datën 28 janar, ora 11:30.
Prokuroria nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me Agim Kajmakun përsa i përket masës së sigurisë. Mbrojtja e Kajmakut kërkon ndryshim të masës, nga “arrest me burg” në një masë më të butë.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe gjyqtar ishte Kujtim Vraniçi. Kërkesa për ndryshim mase, fiks dy muaj pas caktimit të masës “arrest me burg”.
Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.