E bujshme/ Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet me veshje 11 mijë euro, ‘shokohen’ fansat

Leonora Jakupi në fotot që publikon herë pas here në Instagram, na tregon veshjet e shtrenjta, që i zgjedh me shumë kujdes. Gjithmonë serioze ne veshje, mirëpo zgjedhjet e Leonorës janë vërtet të shtrenjta.

E fundit është një veshje tipike dimri që i kushton plot 11 mijë euro. Faqja “What they wearin” në Instagram, ka zbuluar çmimet e veshjes së këngëtares.

E nisim nga çizmet që janë më të “lirat” e markës Louis Vuitton, që kushtojnë 1100 euro. Ndërkohë, palltoja e markës “Max Mara” kushton 3700 euro. Më e shtrenjta është çanta Chanel që kushton 6200 euro.

Kjo veshje që arrin vlerën e 11 mijë eurove, i ka rënë në sy edhe ndjekësve të këngëtares që e kanë evidentuar si fakt.