InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I zunë pritë dhe e thirrën në emër, si u ekzekutua kushëriri i Fatmir Haklajt në Tropojë

7 Janar, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
I zunë pritë dhe e thirrën në emër, si u ekzekutua kushëriri i Fatmir Haklajt në Tropojë

Ekzekutohet me breshëri “Kallashnikovi” në Tropojë, kushëriri i Fatmir Haklajt. Viktima është Guxim Gjuriqi, 47 vjeç, pronar i një pike karburanti dhe i një restoranti, baba i tre fëmijëve.Viktima, Guxim Gjuriqi dhe Fatmir Haklaj

Ngjarja ndodhi në orën 23:32, të së dielës, në lagjen “Partizani”, në Tropojë, pranë pikës së karburantit që është në pronësi të Gjuriqit. Ndërsa autorët, që mendohet se kishin organizuar atentatin ndaj tij, janë larguar në rrugën mes fshatrave të Tropojës dhe Hasit, ku dhe kanë djegur makinën pa targa, në fshatin Golaj. Burime nga grupi hetimor thanë dje se viktimës i kishin zënë pritë dhe e kanë qëlluar pasi i kanë thirrur në emër.

Ai u ekzekutua menjëherë pasi mbylli lokalin, i cili ndodhet afër karburantit të tij në Bajram Curri. Menjëherë pas ngjarjes, qyteti është blinduar nga forcat e rendit dhe FNSH për të gjetur autorët e krimit, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta. Mësohet se Guxim Gjyriqi ka lidhje dhe me Fatmir Haklajn, ish-shef komisariati në Tropojë dhe një figurë e njohur në vitet 97?, por sidomos për vrasjen e ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari, më 12 shtator 1998. Gjyriqi është kushëri i Fatmir Haklaj.

Ai ishte babai i tre fëmijëve dhe nuk njihej si person problematik në zonë. Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni dhe informacione të vlefshme, përfshirë edhe familjarë. Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit dhe objekteve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se ende nuk dihet nëse vrasja e Guximtar Gjyriqit lidhet me ndonjë konflikt të çastit apo hakmarrje në lidhje me familjen Haklaj, edhe pse ata nuk kanë qenë të përfshirë në ngjarjen, për të cilën janë akuzuar ndër vite familja Haklaj. Megjithatë, familja Gjuriqi ishte e vetmja që nuk ishte zhvendosur nga Tropoja, pasi nuk kishin pasur lidhje me atë se çfarë ndodhi me Haklajt dhe ushtronin aktivitetet e tyre private atje. Fatmir Haklaj dha dorëheqje nga strukturat e Policisë së Shtetit, menjëherë pasi iu vra vëllai, Shkëlqim Haklaj.

Ndërkohë që u vra më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij, Jaho Salihi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së Guxim Gjyriqit, që e konsideron të paqartë, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, të Drejtorisë së Policisë së Kukësit dhe dy grupe të FNSH-së së Shkodrës, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Policia po bën krehjen e gjithë zonës për të zbuluar, identifikuar dhe kapur autorët, por ndërkohë nga automjeti mund të gjendet ndonjë provë. Fshati Golaj gjendet 55 kilometër larg qytetit ku ndodhi ngjarja.

SHOQERIMET

Menjëherë pas ngjarjes, Policia shoqëroi për të marrë në pyetje persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, por deri më tani ende nuk ka një emër të autorëve që mund të kenë kryer vrasjen. Po ashtu, Policia po verifikon edhe një automjet tip “Citroen”, pa targa, për të cilën mendohet të jetë përdorur nga autorët, e ndërsa makina e djegur dyshohet të jetë përdorur nga ndihmësit e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Rexhë Byberi, në një prononcim për “Report Tv”, u shpreh se viktima njihej në komunitet si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai theksoi se kjo është vrasja e parë brenda në qytet pas 18 viteve.  “Unë nuk e njoh për njeri me probleme, ishte i qetë, nuk e di nëse ka hakmarrje. Brenda në qytet kjo është vrasja e parë që ndodh pas 18 viteve”, tha ai. Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Kukësit, Zef Laska, deklaron se ende nuk ka shoqërime lidhur me vrasjen e së dielës mbrëma në Tropojë, ndërsa tregon se aktualisht po verifikohen pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

PANORAMA

Të Lidhura

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026
REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026
OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë
Aktualitet

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com