InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vendimet/ Qeveria jep 1 milion lekë të rinj për çdo familje të viktimave të tërmetit, strehohen në apartamente të rinj

1 Dhjetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Vendimet/ Qeveria jep 1 milion lekë të rinj për çdo familje të viktimave të tërmetit, strehohen në apartamente të rinj

Qeveria nisi dje të dëmshpërblejë të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit, kryesisht ato familje që numërojnë viktima.

Në mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama tha se do të jepen 1 milion lekë të rinj për çdo familje që numëron viktima nga ky tërmet si përkrahje sociale, ndërsa qeveria do të akordojë dhe një trajtim financiar të përjetshëm për të gjithë të mbijetuarit nga familjet ku tërmeti shkaktoi viktima.

“Projektvendimi tjetër lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiare të familjeve të viktimave dhe ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahjeje financiare prej 1 milion lekësh të rinj për çdo familje dhe patjetër edhe për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Gjithashtu, secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të rinj nga ky vendim i Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeministri Rama, duke shtuar se qeveria miratoi “një akt normativ që krijon të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore për të dhënë një trajtim të posaçëm financiar të gjithë atyre që kanë mbijetuar në familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Ky do të jetë një trajtim financiar për të gjithë jetën e tyre”. E

dhe për fëmijët e familjeve me viktima nga ky tërmet do të ketë një bonus financiar. “Nxënësit që janë në familjet e viktimave, për t’iu ardhur në ndihmë në këtë situatë që besoj s’ka nevojë për koment, do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh të rinj në muaj. Është faktikisht trefishi i bursës së ekselentëve që jep Republika e Shqipërisë dhe këtë bursë do ta përfitojnë dhe studentët kuptohet, pra, të gjithë nxënësit, që nga ata të klasës së parë deri në klasën e fundit të parauniversitarit në familjet e viktimave dhe studentët do të përfitojnë bursën prej 15 mijë lekësh në muaj”, u shpreh Kryeministri.

PENSIONET

Pensionistët e familjeve që patën viktima nga tërmeti i 26 nëntorit, me vendim qeverie, do të marrin pension të veçantë. “Për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave, do të jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë. Pensioni që në ligjin ekzistues është pension që u jepet njerëzve me kontribute të veçanta dhe është një numër i kufizuar, që varion në 12-15, flas për pensionin e veçantë që jepet.

Kështu që këta njerëz përfshihen në këtë kategori dhe do të marrin pension të veçantë, njësoj siç e marrin njerëzit me kontribute të veçanta, akademikë, artistë, sportistë, shkencëtarë e kështu me radhë”, u shpreh Kryeministri. Sistemimi i menjëhershëm i familjeve të viktimave ishte një tjetër çështje e diskutuar dje. Sipas Kryeministrit, do të ketë një strehim të menjëhershëm të tyre në apartamente në reja në Tiranë dhe Durrës.

“Gjithkush që hyn në këtë kategori, do të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe të gjitha këto familje duhet të hyjnë në shtëpitë të reja urgjent. Ne i kemi gati mundësitë për ta. Do duhet caktuar një person specifik në Shtabin e Emergjencës në Durrës dhe në Shtabin e Emergjencës në Tiranë për pjesën që i takon Tiranës, që do të bëjë kontaktin me ta, për t’iu thënë se ku duan të rrinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri dhe një paralajmërim për të gjithë ata që shkelin lejet e ndërtimit, që nga ndërtuesit e deri te supervizorët e ndërtimit. “Burg për ndërtuesit. Burg për arkitektët. Burg për supervizorët. Arkitektët që nuk denoncojnë ndërtuesin që u deformon projektin dhe bëhen bashkëpunëtorë, 7-15 vjet dhe të mos e diskutojë njeri fare, çdo ndërtues, çdo investitor e çdo person i përfshirë në ndërtime që leja jepet për 3-kate dhe përfundon me 8 kate. Këto janë ato që kanë ndodhur në të shkuarën, nuk duhet të ndodhin në të ardhmen“, tha Kryeministri.

SIPËRMARRJA

Qeveria u kujdes dje që të lehtësonte barrën fiskale për ato biznese që do të japin donacione për të kaluar pasojat e tërmetit. Donacionet për fatkeqësi do të jenë shpenzime të zbritshme nga të ardhurat e biznesit në masën 8% të tij. Qeveria redukton edhe taksën mbi fitimin me 15% të shumës së dhënë në formën e donacionit për të dëmtuarit nga tragjedia.

Të Lidhura

Meta shpërthen ndaj Braimllarit: E konvertoi SPAK-u në rilindas
Aktualitet

Meta shpërthen ndaj Braimllarit: E konvertoi SPAK-u në rilindas

21 Qershor, 2025
Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë
Aktualitet

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

21 Qershor, 2025
Reshje shiu në këto zona? Ja si parashikohet MOTI, temperaturat deri në 35 gradë
Aktualitet

Reshje shiu në këto zona? Ja si parashikohet MOTI, temperaturat deri në 35 gradë

21 Qershor, 2025
Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…
Aktualitet

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…

20 Qershor, 2025
Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve
Aktualitet

Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve

20 Qershor, 2025
E TRISHTË/ Skuadra e priste për ndeshje, i jep fund jetës futbollisti shkodran duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit
Aktualitet

E TRISHTË/ Skuadra e priste për ndeshje, i jep fund jetës futbollisti shkodran duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

18 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Meta shpërthen ndaj Braimllarit: E konvertoi SPAK-u në rilindas
Aktualitet

Meta shpërthen ndaj Braimllarit: E konvertoi SPAK-u në rilindas

21 Qershor, 2025

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë
Aktualitet

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

21 Qershor, 2025

Ky është emri më i bukur në botë, ja pse
Lifestyle

Ky është emri më i bukur në botë, ja pse

21 Qershor, 2025

Reshje shiu në këto zona? Ja si parashikohet MOTI, temperaturat deri në 35 gradë
Aktualitet

Reshje shiu në këto zona? Ja si parashikohet MOTI, temperaturat deri në 35 gradë

21 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com