InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

In memoriam/ Kushtuar LEKA ZOGUT me rastin e 8 vjetorit të ndarjes nga jeta: Një jetë mbushur me sakrifica që mbetet në kujtesën e të gjithëve

30 Nëntor, 2019
in Artikuj, Histori
A A
In memoriam/ Kushtuar  LEKA ZOGUT me rastin e 8 vjetorit të ndarjes nga jeta: Një jetë mbushur me sakrifica që mbetet në kujtesën e të gjithëve

Nga Renato TOTRAKU

Në kujtesën e Kombit Leka I-rë ashtu si i ati Mbreti Zogu I-rë dhe e ëma Mbretëresha Geraldinë do të mbeten të pashlyer,se tërë jetën e tyre ata u përpoqën dhe me durimin që i karakterizonte, nuk i humbën shpresat historike, se një ditë pas kalvarit të sakrificave në emigrim do të vinin e të përqafoheshin me Shqipërinë, që se harruan kurrë.
Leka dhe e ëma ja mbërritën asaj dite të bekuar, ndërsa Mbreti nuk e pati atë fat në të gjallë të tij se u nda nga jeta në dhe të huaj, por aroma e lirisë dhe e demokracisë e solli në tokën mëmë për të pushuar perjetësisht i nderuar e i gdhendur në përmendore.
Mbreti Leka I-rë u nda nga jeta, tetë vite më parë.
U hidhëruan nga kjo ndarje të gjithë ata që e njohën nga afër, të afërm, miq, e mbështetës besnik te tij që nuk i munguan nga Mati, Mirdita, Dibra e shumë krahina të tjera të vendit.
Sa më shumë vite të kalojnë nga dita e ndarjes nga jeta, Leka I-rë do të kujtohet jo vetëm si biri i ish Mbretit të shqiptarëve, por edhe për ndjenjat e zjarrta që ushqente për tokën mëmë ku lindi.
Ishin këto ndjenja që i gufonin në mendjen e shpirtin e tij të cilat nuk j’a shuan për asnjë çast dëshirën dhe ëndrrën e rikthimit në truallin amëtar.
Kjo rreze dielli e kërkuar pa pushim, më në fund i rrezatoi dëshirën dhe ëndrrën e shumëpritur dhe Leka u lumturua.
Edukatën e shëndoshë të marrë nga prindërit e demonstroi edhe pas kthimit në Shqipëri nga emigrimi për një kohë të gjatë, në marrëdhëniet me gjithë ato që pati mundësinë për t’u takuar e komunikuar ngrohtësisht, me të gjithë të afërm , miq, me të cilët iu dha rasti të njihej me ta prej të cilëve mori respekt e nderim të veçantë.
Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe se ai duhet të çonte në vend edhe porosinë e dhënë nga i ati i cili i kishte thënë:
“Ta duash Shqipërinë, ashtu siç do nënën tënde”.
Mbreti Leka I-rë dashurinë për Shqipërinë ia trashëgoi edhe birit te tij, Princit Leka II-të për të mos harruar trojet shqiptare, por edhe Matin e mbi të gjitha Burgajetin, fshati ku lindi gjyshi i tij.
Dashamirësit e shumtë e pritën krahëhapur, dashakeqësit e paktë e pritën siç nuk e meritonte për t’u pritur , por koha bën punën e vet.
Edhe ajo ka bërë ndarjen sa i ka bërë njerëzorë dhe e pritën Lekën si birin e këtij trualli. Të tjerë të egër e pritën duke u vënë kundër rrjedhës së historisë.
E kaluara e tij dhe e prindërve të vet n’a bën të ndihemi krenarë se ato në çdo etapë të historisë edhe në kushtet e përballjes me sakrifica të shumta nuk e humbën identitetin kombëtar. Ndaj edhe për këtë fakt, ato kurdoherë do të duhet të rikujtohen duke e gjykuar historinë e jetës dhe veprimtarisë së tyre në kushtet e rrethanat historike ku jetuan dhe mbretëruan me mundësitë dhe pamundësitë që u diktoheshin nga këto kushte e rrethana. Njerëzit që lënë pas gjurmë kohe në veprimtarinë e tyre politike e sociale bëhen pjesë e historisë së shkruar të një vendi, dhe në çdo kohë nuk është e tepërt të shkruhet për to me objektivitet duke u dhënë vendin që u takon, pa zmadhuar meritat por edhe duke mos i zvogëluar apo shtrembëruar padrejtësisht.

RENATO TOTRAKU, MËSUES HISTORIE
STUDIUES

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com