InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

TEATËR NË KOHËRAT E KOLERËS

28 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Nga Luçiano BOÇI

Ndërsa milionat e shqiptarëve mbanin frymën dhe vështrimin para ekraneve për të ndjekur hap pas hapi, përmasën tragjike të inatit të natyrës, një fantazëm me mjekërr nuk i shqitet.
Edhe atyre të tronditurve nga fatkeqësitë e pamata, i fanepset kur nuk duhet. Megjithëse oferta e Bashës ishte e qartë e racionale për jo politikë, por për solidaritet dhe ndërhyrje emergjente, Rama nuk iu bind. Trembet se po i rrëshqet toka e pushtetit nën këmbë se për tokën e njerëzve nuk ia ndin. Fatkeqësia për të, si çdo herë të tjera, mori pamjen e audiencës dhe vrapimi e dëshira e tij për ta kapur atë, me qëllim për të fshehur paaftësinë totale të shtetit gërmadhë të tij, është e llahtarshme. Në vend të veprimeve e ndërhyrjeve konkrete qeveritare të gjitha energjitë e tij, si përhera, u përqëndruan në prodhimin e teatrit politik propagandistik të rradhës. Me personazh kryesor “one man show”-n e njëjtë, me shkallë neverie të plotë e me regji të Globus-it shëtitës ERTV, gjithçka i ngjan një fatkeqësie tjetër, mbi fatkeqësinë natyrore. Jetojmë kohëra kolere dhe e kuptoj kompleksitetin e emocioneve që prodhohen për shkak të situatave kaq tragjike nga çdo njeri, por ato nuk mund të jenë qëllimi i ditës i një kryeministri. Një kryeministri vërtet i takon shprehja e dhimbjes e transmetimi i solidaritetit, por mbi të gjitha i takon një angazhim real e konkret. Por Rama nuk pyet. Ai ekzagjeron paturpësisht trashë e lexueshëm. Prej ditësh po përdor të gjithë arsenalin teatror, për të përcjellë me zor tek publiku thellësinë e prekjes gjoja dhe mekanikën e dhembshurisë false, për të fituar pikët tashmë të rrëzuara në tokë, politike. Nga një status idiokratik me citimin absurd për situatën “ajo që s’na vret, na bën më të fortë”, ndërkohë që viktimat shtoheshin çdo orë, Rama kapërceu në një pamje audiovizive krejt absurde.
Daljet e sforcuara të tij, të shpeshta, me zë të zvargur me sforco të dukshme e të skanduar artificialisht, si hallemadh, me çehre të përvuajtur e me uniformën e kombëtares, e cila mund të ishte dhe e Juventusit, nuk zgjidhin problemin e katastrofës së prekshme dhe nuk e mbulojnë dot atë me atë.
Teatër në kohëra kolere nuk duhet të prodhosh. Por Rama ashtu si budallallëku nuk ka kufij.
Emergjenca u zevëndësua me gjendjen e jashtëzakonshme, madje me shumë sforco. Në terren sundon kaosi.
Kudo mbretëron një çorganizim i organizuar, ku bie në sy primitivizmi profesional i strukturave shtetërore pothuaj inekzistente.
Falimentimi i qeveritar është total e ulëritës.
Njerëzve nuk mund t’i imponohesh e t’i gënjesh duke i kërkuar të tregojnë durim derri, siç thërret teatraxhiu, por kur i parashtron zgjidhjen e duhur dhe të shpejtë. E as me gjestikulacion të shfrenuar e patetizëm dashuror jashtë çdo normaliteti. Me gjoja ngashërime jo e jo. Aftësia e një kryeministri dhe gadishmëria e një qeverie nuk maten me teatrin e njëshit e shfaqen e tij live non stop në media, e tek share-t FCB-iste të detyruara të administratës, por me masa serioze, ndërhyrje efikase e mbështetje financiare. Gjëra që deri më tani janë nul. Shteti që ka ndërtuar Rama është një makineri gjigande propagandistike që ushqen me lugën bosh opinionin publik dhe që mashtron 24 orë në 24.
Atyre që kanë dhimbjen nuk mund t’i shkosh me përdhunën e shtetit kameraman si kaçak kolltuqesh. Kaçak i cili zbret mes njerëzve për të zbuluar e imponuar opinionin sipas asaj shprehjes “ grua çfarë thotë fshati për mua?” dhe jo për të mbajtur përgjegjësinë e plotë për një situatë të paralajmëruar nga Presidenti. Kërkesa e tij kohë më parë për marrjen e masave u stigmatizua dhe kulmoi me arrestimin e gazetarit të një portali kritizer, i cili paralajmëroi në parakohë, nisur nga burime tv-je proqeveritare, një katastrofë te afërt me këtë që ngjau.
E teatri në këto kohëra kolere vazhdon neveritshëm me hipoteza historish personale paralele, të stimuluara kinse, ku nuk kursehet askush e nëpërmjet të cilave kërkohet të vendosen barazitizma që nuk ekzistojnë.
Vazhdon bashkë me ecejaket e tij në vendet e rrafshuara me personazhe të ndryshëm, të pasur e bamirës që vërtet kanë angazhimin e sinqertë, por që po kaq sinqerisht, për të mos thënë naivisht, po keqpërdoren për teatrin politik të Kryeministrit.
Për ditë të tilla të rënda njerëzit kanë paguar, janë taksuar, kanë mbushur arkat e buxhetit dhe fati i tyre nuk mund t’i tejkalohet thjeshtë disa individëve me zemër të madhe e as të mbështetet tek ndihmat zemërgjëra, që na kanë impresionuar vërtet këto ditë. Sidomos ato të ardhura nga Kosova.
Por teatri i Ramës vazhdon paturpësisht, ndërkohë që situata rëndohet cdo orë e minutë…

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com