InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Studimi: Evropianët më të frikësuar nga ndryshimet klimatike sesa terrorizmi

28 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Studimi: Evropianët më të frikësuar nga ndryshimet klimatike sesa terrorizmi

Gati gjysma e evropianëve u frikësohen më shumë ndryshimeve të klimës sesa sulmeve terroriste apo papunësisë, thotë një studim i Bankës Evropiane të Investimeve (EIB).

Rezultatet e studimit u publikuan të enjten, kur edhe Parlamenti Evropian votoi për një “emergjencë të ndryshimeve klimatike”.

Kjo masë më shumë kishte karakter simbolik për të bërë presion që të ndërmerren veprime ndaj ngrohjes globale, para mbajtjes së një samiti të Kombeve të Bashkuara.

Në studimin e EIB-së, janë përfshirë 30.000 të anketuar nga 30 vende, përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Rezultatet tregojnë se 47% e evropianëve i shohin ndryshimet klimatike si kërcënimin kryesor për jetën e tyre, para papunësisë, migracionit në shkallë të gjërë apo shqetësimeve për terrorizmin.

“Qytetarët evropianë janë shumë të shqetësuar për ndryshimin e klimës dhe ndikimin e saj në jetën e tyre të përditshme dhe të ardhmen”, tha Emma Navarro, nënpresidente e EIB-së, përgjegjëse për veprimet klimatike dhe mjedisin.

“Është interesante, se shumë prej tyre janë optimistë rreth mundësisë për të rikthyer gjendjen e mëparshme. Për fat të keq, shkenca thotë ndryshe”, tha ajo.

Banka Evropiane e Investimeve, është në pronësi të qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe është institucioni më i madh ndërkombëtar i huadhënies publike në botë.

Ky institucion, ndër të tjera, ka për detyrë të financojë investimet që lidhen me ndryshimin e klimës, të cilat janë një përparësi për Komisionin e ri Evropian.

Sipas hulumtimit, shqetësimet për ndryshimin e klimës janë më të larta në Kinë sesa në BE, me 73% të të anketuarve që e shohin atë si kërcënimin më të madh për shoqërinë, krahasuar me 39% në Shtetet e Bashkuara.

Studimi tregoi gjithashtu se 41% e evropianëve të rinj midis moshës 15 dhe 29 vjeç, veçanërisht nga vendet jugore si Spanja, Greqia dhe Franca mendojnë se do të duhet të transferohen në një vend tjetër, për shkak të ndryshimit të klimës./REL

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!
Bota

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!

14 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025

14 Gusht, 2025

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com