Në mbledhjen që po zhvillohet në këto momente, qeveria shqiptare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy qarqe të vendit që janë prekur më shumë nga tërmeti: në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se “nuk është koha për asnjë polemikë, por kam parë disa raste mistrecllëku që kanë ndikuar opinionin publik sikur ne qënkeshim për të evituar gjendjen e jashtëzakonshme për të mos marrë përsipër përgjegjësitë tonë.
Dua t’u them të gjithë qytetarëve se e kanë bërë të vetën këtë tezë pafajësisht se çfarë është gjendja e jashtëzakonshme për të na dhënë kohën që të bëjmë gjërat me radhë.
Kështu që ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë.”











