Arben Gjinaj, reporter
Armiqësia e kryeministrit Rama ndaj qytetarit e shndërron në “mit triumfi”, bën të pamundurën të mundur, të hidhët për të gjithë shoqërinë, gozhdon ndërgjegjen qytetare nëpërmjet institucionalizimit të terrorit e frikës me mjeshtërinë e diktatorit; përçajë, varfëro e sundo.
Kaluan 6 vite të qeverisjes së mbrapsht e anti-njerëzore Rama e cila tashmë e vendosur në istikamin e krimit, korrupsionit e fenomeneve më të liga të një shoqërie, kontrollori e kapja e gjithçkaje e shndërron atë në “triumfator” me forcë të madhe, dhuratë kjo që nuk mund ti jepet nga askush tjetër përveç “zotit” të tij, djallit.
Përveç varfërisë që solli ai mbolli krimin e kapur prej tij, detyroi mbi 400 mijë qytetarë shqiptarë të emigronin e kryesisht në azilet e Europës, kapi majat e korrupsionit e trafiqeve të drogës të kontrolluara nga grupi i ngushtë i oborrit qeveritar, shëmbi çdo protestë të ligjshme qytetare, shkatërroi liritë e të drejtat e njeriut, i vendosur në kontrollin e presionin ndaj medias.
Mjafton ti referohesh rastit të fundit në Astir duke thyer përfundimisht me dhunë e terror protestën 1 vjeçare të banorëve të Unazës së Re në mbrojtje të shtëpive të tyre.
Tenderi i majm prej 40 milion euro në ndërtimin e Unazës së madhe i dhënë me PPP-i është një tjetër vjedhje galopante që po i bëhet këtij vendi të vogël nga oligarkët e veshur me pushtet zollumqari.
Protesta e banorëve të Unazës së Re e cila sapo kaloi vitin, ishte e drejtë, e ligjshme dhe jetike pasi ata nuk u ftuan asnjëherë si palë në dialog, përkundrazi u injoruan duke u përjashtuar nga vlerësimi i djersës së tyre ndër vite në ndërtimin e shtëpive të tyre, madje kulmon edhe përjashtimi i shumë shtëpive si të palegalizuara, ndërsa për ato që u vlerësuan nuk u mor parasysh çmimi i tregut.
Për ta thyer këtë protestë jetike shtetit të lig ju desh më shumë se një vit me mekanizmin më antinjerëzor duke filluar me arrestime e burgosje për drejtuesit më kryesor me qëllim shmangien e tyre nga organizimi i protestës e nisur kjo me arrestimet e Dorian Protuduari, Skender Doda, Besnik Doçi, Jahir Muja e deri tek ndjekja nga policia e kryeorganizatorit të të rinjëve Z. Xhemal Hyka i cili ndodhet në kërkim për tu arrestuar.
Përjashtimi e presioni ndaj organizatorëve e të rinjëve nga makineria shtetërore nëpërmjet arrestimeve, dënimeve, shpalljes në kërkim për arrestime me patjetër se protesta do zbehej pasi në ballë do mbeteshin vetëm gra, pleq e fëmijë.
E si e tillë makineria shtetërore e frymëzuar nga kryeministri Rama me 12 nëntor në ora 5 të mëngjesit rrethon shtëpitë duke i helmuar me gaz lotësjellës e duke përdorur dhunë më keq se ndaj një pushtuesi duke plagosur e lënduar me dhjetra banorë. Në prishjen e dhjetra shtëpive morën pjesë mbi 2000 forca policie duke ngjallur një panik për secilin qytetar shqiptar e shndërruar kjo si një gjëndje e frikshme lufte.
Në mesin e dhjetra shtëpive është shëmbur edhe shtëpia e organizatorit të protestave Xhemal Hyka në kërkim nga policia e i larguar kohë më parë nga shtëpia.
Vetëm Edi Rama me forcën e djallit arrin të thyejë çdo të drejtë qytetare edhe kur ajo është jetike.