Pasi kryeministri Edi Rama shkarkoi për motive që ende nuk dihen, drejtorin e Drejtorisë së Patentave në Durrës, Roni Shqopa, i njohur për kontributin e madh në PS-në e Durrësit, është emëruar drejtuesi i ri.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se vendin e tij e ka zënë Kreshnik Drenova, emër i panjohur, i cili më parë ka aderuar në rradhët e LSI-së.
Pas largimit të drejtorit të Portit dhe të Hipotekës dhe një sërë drejtorish të tjera, asnjë drejtor socialist nuk drejton në Durrës.
Largimi i Shqopës dhe emërimi i një fieraku në Durrës është bërë objekt pakënaqësie në PS-në e Durrësit.











