InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Genocidi politik në Shqipëri dhe ribërja e Rendit Kushtetues

4 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A

Nga Erl Kodra

(Pjesa II)

Përkufizimi i gjenocidit është “mohim i të drejtës së ekzistencës për grupe të veçanta, pasi vrasja është mohimi i të drejtës për të jetuar i qenieve njerëzore individuale, me qëllim shfarosjen e tyre”. Lufta e Klasave në Shqipëri nuk ishte një metaforë, por një term që është zbatuar literalisht nga shteti terrorist i Enver Hoxhës, kundër çdo grupimi politik, kundër çdo trashgimtari të “klasave të përmbysura”, kundër çdo ideje politike, kundër çdo pronari dhe trashqimtarëve të tyre, kundër çdo intelektuali që rrezononte me ide të demokracive përendimore. Kjo luftë zhvillohej me të gjitha mjetet, me të gjitha format, me të gjitha mënyrat.

Regjimi komunist në Shqipëri e ndërtoi ekzistencën e tij nëpërmjet:

(a) Vrasjes së e anëtarëve të grupit (kundërshtarëve të regjimit);
(b) burgosjes, dhunës dhe punës së detyruar, duke shkaktuar dëme serioze trupore dhe mendore (kundërshtarëve të regjimit);
(c) duke përkeqësuar qëllimisht kushtet e jetesës, nëpërmjet konfiskimit të pronave dhe internimit nëpër kampe, me qëllim shkatërrimin fizik, tërësisht ose pjesërisht (të kundërshtarëve të regjimit);

Në të vërtetë, pikat e mësipërme (a, b dhe c) janë tre nga pesë përcaktimet e gjenocidit në Konventë. Por siç u shpjegua më sipër, për arsye kompromisi, në mënyrë që të arrihej miratimi nga një numër sa më i lartë vendesh, grupi i punës që mori pjesë në hartimin e Konventës së Gjenocidit (1948), i përjashtoi “grupet politike” nga teksti final. Në arkivat e OKB-së gjenden protokollet e plota dhe debatet e përfaqësuesve të vendeve të botës për “grupet politike”, ku me këmbënguljen e Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe disa vendeve të Amerikës Latine, “grupet politike” u hoqën nga teksti final*).

*)The Crime of Political Genocide: Repairing the Genocide Convention’s Blind Spot
Beth Van Schaack, Yale Law Journal, May 1997.

“Lindja” e Partisë së Socialiste nga ish Partia e Punës ndodhi në situata specifike politike, të brendshme dhe të jashtme, kombinimi i të cilave solli rënien e regjimit terrorist. Analistët e politikës globale e kishin parashikuar rënien e komunizmit rreth viteve 90, jo vetëm në Shqipëri, ku një ndër shkaqet do të ishte edhe vdekja fizike e diktatorëve nga mosha ose sëmundjet. Përveç të tjerash, rënia e komunizmit erdhi edhe si pasojë e izolimit të thellë dhe mjerimit ekstrem ekonomik ku ishte zhytur vendi. Në këto rrethana, Partia e Punës së Shqipërisë e dorëzoi “tapinë” e shtetit shqiptar të cilën e kishte zotëruar për 45 vjet me rradhë nëpërmjet vrasjeve të drejtpërdrejta politike, dhunës dhe terrorit sistemik.

Një armatë e tërë me zyrtarë; ushtarakë, oficerë të Sigurimit të Shtetit, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë, Anëtarë të Komitetit Qëndrorë, të Byrosë Politike, Komitetet e Partisë në rrethe, organizatash bazë; komunistë të përbetuar për besnikëri ndaj vijës së Partisë, brenda një nate e “shkrinë” Partinë e Punës, dhe prej brumit të saj krijuan Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Për realizuar këtë farsë, shërbeu fjalimi i shkrimtarit Dritëro Agolli, ndërkohë shkrimtari tjetër me famë i regjimit, autori i poemës “Shqiponjat fluturojnë lartë”, kishte kërkuar azil politik në Francë. Misioni i ri ishte më i ndërlikuar, sepse bashkë me “tapinë” e shtetit shqiptar, komunistët kishin dorëzuar edhe liçensën për të vrarë. Që prej atëherë, vrasjet do të konfondoheshin si krime mafioze ose larje hesapesh.

Për të hetuar saktë se çfarë ka ndodhur ndërkohë me atë fillin e kuq që përçonte Partinë e Punës nga baza në majë të piramidës, në të vërtetë duhet hetuar eksponentët e saj ndër vite, gjuha dhe fjalori i tyre politik, qasja ndaj shtetit dhe Kushtetutës, por mbi të gjitha, veprimtaria e tyre politike, në opozitë apo në pushtet. Sidomos që prej vitit 2005, që përkon me ardhjen e Edi Ramës në krye të ish-Partisë së Punës.

Partia Socialiste trashëgoi të gjithë strukturën organizative të Partisë së Punës, sidomos burimet njerëzore, që duhet pranuar se ishin shtresa më e arsimuar e regjimit. Partia kishte punuar ndër vite për të krijuar shtresën ku do të mbështetej pushteti i saj. Përzgjedhja e kuadrove të Partisë bëhej mbi kritere të rrepta klasore, ku elementi kryesorë ishte “trashgimia” komuniste në linjë gjaku. Po ashtu, edhe kundërshtarët politik përndiqeshin në bazë të trashgimisë dhe farefisnisë.

Shoqëritë post totalitare janë një mjedis i mirë për tregun e ideve të lira, që do të thotë, se çdo demagog mund të gjejë pasuesit e tij. Rrethanat në të cilat u gjend shoqëria shqiptare në vitin 1991, ishin mjedisi ideal për rritjen e krimit mafioz dhe korrupsionit, që do të rezultonte më vonë në simulimin e një konspiracioni të rrezikshëm për të shkatërruar shtetin demokratik. Partia e Punës kishte humbur pushtetin politik, por jo shpresën për të kapur shtetin e ri. Këtë objektiv do ta realizojë me çdo çmim Partia Socialiste e Shqipërisë, me të gjitha format, me të gjitha mjetet, me të gjitha mënyrat. Viti 1997 është prova se “të majtët” shqiptarë nuk hezitojnë të shembin shtetin e tyre për “idealet e majta dhe lirinë e popullit”.

Vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: https://infopressalbania.com/

Të Lidhura

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet
Bota

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet

22 Shtator, 2025

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes
Aktualitet

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes

22 Shtator, 2025

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale
Të ndryshme

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale

22 Shtator, 2025

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
Aktualitet

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident

22 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com