InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Teatri Kombëtar shkon në Europë, Rama jo

30 Tetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Teatri Kombëtar shkon në Europë, Rama jo

Nga Gentian Gaba

Ndërsa efekti i shampanjës së derdhur një vit më parë për negociatat u venit prej dushit të ftohtë europian, shkak i pamjaftueshmërisë së qeverisjes së tij gjashtë vjeçare, nga matanë Adriatikut Ramës i erdhi një tjetër shuplakë.

Organizata prestigjioze Europa Nostra (Europa Jonë), më e madhe me shtrirje në hapësirën mbarë evropiane që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, e cila funksionon si një federatë me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe ka status këshillimor për UNESCO-n dhe Bashkimin Evropian, do të përfshijë Teatrin Kombëtar në listën e Federatës Pan-Evropiane për Trashëgiminë Kulturore.

Lajmi u bë i ditur nga delegacioni shqiptar që përfaqëson Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit në konferencën e Europa Nostra, e cila u zhvillua fundjavën e porsambyllur në Paris, dhe kishte për qëllim identifikimin e 7 siteve kulturore më të rrezikuara të Europës. Përfshirja në këtë grupim të ngushtë, përkthehet në angazhimin e Europa Nostra për të përdorur gjithë rrjetin e saj për të sugjeruar mundësi për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar përmes projekteve restauruese.

Sihariqi i dhënë nga Guy Clausse, zv. Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra, erdhi në vijimësi të qëndrimeve të organizatës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Korrikun e shkuar, pasi mazhoranca votoi ligjin antikushtetues për tjetërsimin e truallit publik, që hyri në historinë aspak të lavdishme të Rilindjes si ligji Fusha sh.p.k., Presidenti ekzekutiv i organizatës Prof. Dr. Hermann Parzinger iu drejtua me një letër Ramës. Në brendinë e saj shprehej shqetësimi për ‘vendimin alarmues për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, një objekt trashëgimie me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të madhe për Europën.’ Duke mos u pajtuar me mendimin e kryeministrit se ‘kjo ndërtesë ka pak ose aspak vlerë historike, kulturore apo sociale. Përkundrazi, Europa Nostra beson se vlera e spikatur europiane e kësaj prone publike tejkalon çdo përfitim afatshkurtër që mund të vijë nga shkatërrimi i saj.’

Një shuplakë nga ato që të bën të shohësh gjithë yjet e flamurit të BE-së, sidomos kur për të njëjtën godinë, kryeministri dhe shpura e tij, kanë thënë fjalët më të turpshme. Diferenca e frikshme midis qëndrimeve të Europa Nostra dhe atyre që godinën e kanë quajtur stallë kuajsh, karakatinë apo dopo lavoro, është një tjetër ilustrim pse ‘Europa Jonë’ i thotë ‘Po’ Teatrit Kombëtar dhe Europa politike i thotë ‘Jo’ Ramës.
Por kjo nuk ka qenë e vetmja mbështetje ndërkombëtare që ka marrë kauza e Teatrit Kombëtar. Vetëm ditët e fundit mund të numërohen disa. Si për shembull miku i presidentit Macron, gazetari dhe shkrimtari Stephan Bern gazetar, i cili vitin e shkuar ka fituar çmimin e Europa Nostra, i cili u solidarizua me cështjen duke i shprehur mbështetjen regjizorit Robert Budina me fjalët: ‘Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente.’ Apo senatori italian Roberto Rampi, i cili të hënën deklaroi se “Godina e Teatrit Kombëtar Shqiptar është me rëndësi kulturore, artistike dhe arkitekturore. Do të ishte e drejtë që të restaurohet, të rinovohet në shenjë respekti të trashëgimisë kulturore”. Duke theksuar se çështja e Teatrit duhet biseduar edhe me qeverinë italiane, pa përjashtuar mundësinë që kjo e fundit të kontribuojë për restaurimin e godinës.

Për mos të harruar solidarizimin e teatrit të Hamburgut, ‘Thalia’. Ekipi i këtij teatri, një prej kryesorëve në Gjermani, iu bashku përpjekjeve të artistëve dhe qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar. Jo vetëm me një deklaratë mbështetëse, por u bë pjesë e ‘Festivalit në Mbrojtje të Teatrit’, duke sjellë në skenë shfaqjen “Amerika”, i pari produksion gjerman për skenën teatrore shqiptare. Një vepër që u interpretua nga aktori Bekim Latifi, të cilin gazetarja e kulturës Fatmira Nikolli e përshkroi si ‘fëmija që iku si emigrant, kthehet si artist për të mbrojtur teatrin’.

Këto ngjarje, deri diku të paimagjinueshme dhe frymëzuese, janë produkt i një rezistence që tashmë është pjesë e historisë moderne shqiptare, si protesta më e gjatë e ndodhur ndonjëherë. Ajo vijon prej më shumë se 1 vit e 8 muajsh. E përditshme prej qershorit 2018, e papushimtë, 24 orë në 24, prej mesit të korrikut.

Një përpjekje titanike, plot besim, kreativitet dhe vullnet, e një grupi jo dhe aq të madh qëndrestarësh, që nuk po mbrojnë vetëm shtetin e të drejtës dhe trashëgimisë kulturore, të një qyteti që rrezikon të mbetet pa kujtesë, por po krijojnë një model të ri të reagimit qytetar. Nga ato që nuk lindin kur kërcënimi i pushtetit apo keqqeverisjes të vjen te dera e shtëpisë, por kur reagimi tejkalon interesin e drejtpërdrejtë.
Gati një revolucion Kopernikan; i vështirë, por jo i pamundur. Nëse doni ta provoni, ju presin në Teatër, fjalëkalimi është i thjeshtë dhe tashmë e di gjithë Europa: #MBROTEATRIN

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com