InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kam marrë 20 milionë lekë”, Marsida Qatja plas ‘bombën’: Një grup i madh do ishin në burg po të flisja

26 Tetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
“Kam marrë 20 milionë lekë”, Marsida Qatja plas ‘bombën’: Një grup i madh do ishin në burg po të flisja

Marsida Qatja, nëna e tre fëmijëve që tërhoqi vëmendjen e mediave dy javë më parë tregon se ajo dhe bashkëshorti i saj, i njihnin personat ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe polici i plagosur, punonjësi i burgjeve, Bernard Toçe.

Megjithëse në fillim gjithçka u duk si një histori rozë, Marsida nga dita në ditë me deklaratat e saj me media la të kuptohej se gjithçka ka të bëjë me disa pazare. Në një intervistë për Tirananews.al, Marsida Qatja thotë se disa individë i kanë dhënë një shumë prej 20 milionë lekësh, në shenjë dëmshpërblimi për problemin që i kanë shkaktuar dhe në formë mirënjohjeje për faktin që ajo ka folur ashtu deri më tani.

Marsida thotë se, me gjithë këtë ngjarje ajo ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëshortin, i cili ndodhet në burg në Gjermani pikërisht për trafik droge. Marsida sqaron se megjithëse ajo ka marrë një mase sigurie “Detyrim paraqitje”, nga gjykata, ajo është e lirë të udhëtojë dhe se nëntori do të jetë një muaj me udhëtime, ku fillimisht do të shkojë në Gjermani, ku do të kërkojë një takim më bashkëshortin e saj në burg.

Intervista

Marsida si është gjendja juaj pas ngjarjes së ndodhur rreth dy javë më parë?

Unë jam shumë mirë bashkë me fëmijët e mi.

Për të gjithë ata që janë në merak.

Marsida çfarë ndihme keni marrë nga shteti pas ngjarjes së rëndë. Me the që ke marrë 20 milionë lekë, kush t’i ka dhënë ?

Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanë dhënë. Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë.

Janë individ që të kanë përkrahur ty?

Jo, Jo. Janë individ që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në burg.

Janë para që të janë dhënë ty për të mos folur, që ti si ke nxjerrë gjerat si duheshin?

Po, jo unë nuk i kam nxjerrë vet, po që ato e dhanë në mënyrë mirënjohjeje.

Ti kishe nevojë në fakt për ato para?

Jo unë nuk kam nevojë, unë tani me datë 8 iki për Gjermani për Bruksel, do dal prapë me pushime, unë kam një agjenci udhëtimesh.

Janë udhëtime pune?

Jo do iki me pushime, unë iki gjithmonë me pushime, i kam edhe në Facebook këto, agjencinë e udhëtimit e vazhdojë mirë domethënë.

Si i ke marrëdhëniet me bashkëshortin, do e takosh kur të shkosh atje?

Po i kam shumë mirë punët, bashkëshorti është në Gjermani do iki a takoj, pastaj do rri 15 ditë atje për pushime, se e kam në burg burrin.

Do ta takoj dhe kaloj shumë mirë me atë nuk ka prish asnjë lloj pune d.m.th me burrin.

Është thënë në media se viktima, Haxholli dhe autori ngjarjes janë parë bashkë nëpër lokale, ç’ka tregon se njiheshin më herët, ke dijeni t’i?

Po, patjetër njiheshin, të gjithë njiheshim ne.

Përse ka ndodhur ngjarja e asaj nate për një histori rozë, apo diçka tjetër?

Si mund të zihen apo të bëjnë ata një sherr apo debat ai për mua, ose unë që jam me dike tjetër aty, kur mua për pesë muaj më del buri im. Unë nuk isha një vajzë beqare që ai po pretendonte t’u martonte me mua dhe mund t’i gjuante dikujt se mund të bëhej xheloz. Ai do vriste këtë. Ok, po pas pesë muajsh çfarë do bënte do vriste burrin tim?! Këto janë debate, është logjike

Për çfarë u bë?

Ata kanë pasur debate e tyre.

Po përse ndodhi ngjarja për pazare droge?

Besoj se po, se ça tjetër do kishin.

Ti ke qenë në dijeni…ishe në dijeni që kishin pazare droge?

Unë kam qenë në dijeni, unë kam punuar vetë me ta.

Ti ke punuar me ato?

Po, po edhe burri im prandaj s’ka prish asnjë lloj kontakti me mua se i di punët që u boshin. Po të kishte qenë një lidhje dashurie nuk u shprehte burri im kaq ëmbël me mua. Burri im është në dijeni të vërtetës.

Ju keni qenë të katërt të lidhur, viktima autori, ti dhe bashkëshorti yt, keni qenë si klan?

Po, po burri im është i dënuar për 6 kile kokainë.

Burri yt ka qenë në rrjet me këta persona?

Po mi po, njihen të gjithë. Domethënë logjike është që përderisa burri im nuk ka prishur asnjë lloj marrëdhënie me mua, i bie që diçka e di më saktë seç dinë njerëzit, se si mund të ishte ai kaq i qetë dhe i dashurum që thotë zemër do dal unë se unë i kam publiku mesazhet, “ti je fryma ime”,  “ti je jeta”, “je gjithçka e imja”, “s’jetoj dot pa ty”.  Si mund ta bënte ai këtë kur ai nuk është në dijeni përshembull çfarë marrëdhënie është këtu.

Më saktë t’i e dije pse erdhi konflikti në atë kohë?

Po, po./ Burimi: Tirananews.al

Të Lidhura

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…
Aktualitet

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…

20 Qershor, 2025
Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve
Aktualitet

Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve

20 Qershor, 2025
E TRISHTË/ Skuadra e priste për ndeshje, i jep fund jetës futbollisti shkodran duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit
Aktualitet

E TRISHTË/ Skuadra e priste për ndeshje, i jep fund jetës futbollisti shkodran duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

18 Qershor, 2025
Vranësira, por me temperatura të larta, çfarë ndodh në zonat bregdetare sot?
Aktualitet

Vranësira, por me temperatura të larta, çfarë ndodh në zonat bregdetare sot?

17 Qershor, 2025
“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër
Aktualitet

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër

16 Qershor, 2025
Temperatura shkon në 32 gradë Celcius nē këtë qark, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Temperatura shkon në 32 gradë Celcius nē këtë qark, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

15 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…
Aktualitet

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…

20 Qershor, 2025

Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve
Aktualitet

Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve

20 Qershor, 2025

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com