Kryetari i PLL z.Shpetim AXHAMI, mori pjese ne aktivitetin e organizuar nga Shoqata Antikomuniste e te perndjekurve politike, ne perkujtim te martireve te demokracise, pushkatuar ne Matjane te Lushnjes me date 21 tetor 1943 nga komunizmi, me urdher te Mehmet Shehut dhe Dushan Mugoshes, gjithsej 76 viktima te pafajshem nacionaliste.
Perveç kryetarit te PLL te pranishmit i pershendeti ish presidenti zoti Bujar Nishani, kryetar i kesaj shoqates z.Nebil Çika, deputet i PD z.Luan Baçi, i burgosuri politik z.Uran Kostreci, ne emer te trashigimtareve foli z.Artan Murrizi nen/kryetar i kesaj shoqate.
Nder te tjera kryetari PLL theksoj (shkurtimisht)
– Trashigimtare te ketyre martireve te jeni krenare, se gjysherit tuaj e kuptuan para kujtdo tjeter, se çfare do te thoshte komunizem dhe nuk u pajtuan me te.
-Kjo masaker tregon se instalimi i komunizmit ne Shqiperi, nuk ishte vullnet i popullit, por imponim me vellavrasje te bera nga komunismi i ndihmuar ky nga sllavizimi serbo -rus.
– Kjo masaker, shpreh ate se pas deshtimit te Marrveshjes se Mukjes, e tradhetuar kjo nga komunistet, lufta çlirimtare per komunizmin, ishte kthyer ne lufte per pushtet pa marre parasysh kostot.
– Skenimi i veprimeve komuniste, behej dhe varej nga te derguarit serb qe komandonin gjithçka.
-Kjo masaker, dhe shume te tjera si keto, tregojne se kush luftoj per komb dhe kush luftoj per pushtet duke lene gjysmen e kombit jashte kufijve, si kompesim pushteti.
– Komunizmi nuk i pushoj masakrat per 50 vjet.
-Ne keto momente ku themelet e demokracise jane ne rrezik, duhet te bashkohemi te gjithe kunder kesaj qeverisje, te bejme fare pak nga sa bene keto martire duke dhene gjakun e tyre, vetem dhe vetem se nuk u bashkuan me komunizmin.etj
Historia duhet te flas drejt dhe keto krime duhen te denohen ligjerisht dhe publikisht.
I paharruar qofte kujtimi i tyre dhe le te i kujtojme gjithmone me nder.


















