InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kurti dje tha se e respekton Rugovën, por ky komunikim “sekret” në Vetëvendosje e paraqet atë të padëshiruar!

22 Tetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Kurti dje tha se e respekton Rugovën, por ky komunikim “sekret” në Vetëvendosje e paraqet atë të padëshiruar!

LAJME

Kurti dje tha se e respekton Rugovën, por ky komunikim “sekret” në Vetëvendosje e paraqet atë të padëshiruar!

1 orë më parë

nga:Gazeta Blic

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili pretendon të udhëheq shtetin e Kosovës, një ditë më parë e vlerësoi lartë rolin e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke rënë ndesh edhe me qëndrimin e partisë së tij ndaj figurës së Rugovës dhe LDK-së.

Kurti, në një intervistë në “Syri Tv” tha se gjatë viteve 1989-92 Rugova ka pasur një rol të jashtëzakonshëm.

“E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e tij në vitet 1989-92. Sidomos është një deklaratë e tij që ka pasur shumë rëndësi të madhe atë kohë e cila vlen jashtëzakonisht shumë edhe për sot. Është kaq e thjeshtë dhe këtë dua ta ndaj me ju. Rugova pati thënë atë kohë: ‘Edhe pavarësia është kompromis për Kosovën”, tha ai.

Por, qëndrim të kundërt ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.

Në bazë të një komunikimi të brendshëm, të cilin Sekretariati i VV-së ua kishte përcjell përmes postës elektronike strukturave të partisë, ku ndalohej printimi dhe shpërndarja, figura e Rugovës ishte shënuar si e padëshiruar për një sërë arsyesh.

Si kundërshtim i parë ishte përmendur, shndërrimi i veprimtarisë së Rugovës në mite, ishte potencuar se “ne jemi kundër kultit të personalitetit dhe nuk mendojmë se duhet shndëruar njerëzit në mite, sepse mitizmi ësht gjithmonë në llogari të vlerësimit nacional mbi rolin që ka luajtur personi konkret. E kur kjo ndodh në mënyrë të sforcuar lidhur me figurat që kanë qenë protagnostë të ngjarjeve historike të viteve të fundit, për më tepër mungon edhe distanca e duhur historike për një vlerësim mbi efektet që kanë prodhuar figurat e caktuara, arsyet e mospjesëmarrjes shtohen.”

Arsyeja e dytë lidhet me çfarë përfaqëson filozofia politike që identifikohet me Ibrahim Rugovën.

“Politika e udhëhequr nga LDK gjatë vitëve ’90 është invesim që tek qytetarët e Kosovës mbolli mendimin se liria do të na vijë nga jashtë dhe jo prej përpjkejve nga brenda. Momenti i themelimit të LDK-së përkon me kohën e përfundimit të luftës së ftohtë. Kjo përiudhë për shumicën e shteteve që i përkisnin bllokut lindor u karakterizua me tranzicionin nga moizmi politik në pluralizëm, por edhe nga ekonomia komanduese në ekonomi tregu. Këto ndryshime gjeopolitike që emërues të përbashkët kanë triumfin e demokraisë liberale kanë krijuar lajthitje tëk udhëheqja politike që formoi LDK-në, kjo e fundit ka ngjallur iluzione tëk populli i Kosovës. Pluralizmi politik u bë sinonim i lirisë, e ndërkombëtarizmi i çështjes rruga për t’u çliruar nga okupimi”, thuhet në këtë dokument, të cilin e ka siguruar “Gazeta Blic”

Mos mbështetja e luftës së UÇK-së nga Rugova, ishte bërë arsye shtesë që figura e tij të bëhet e padëshirueshme për VV-në.

Ky komunikim i brendshëm, kishte ndodhur në vitin 2013.

Të Lidhura

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com