Deputetja demokrate, Majlinda Halilaj, ka reaguar një ditë pas fjalës së saj në Kuvend, e cila bëri bujë në media për shkak të gabimeve të shumta në shqiptimin e fjalëve.
Halilaj sqaron se nuk ka mundur të lexojë mirë për arsye shëndetësore, pasi ka pasur probleme me syrin.
Sipas saj, njerëzit nuk duhet të gjykohen nga gabimet, por nga mendimet që kanë.
Por, ajo që tërheq vëmendje në mesazhin e deputetes është fakti se ka sërish shumë gabime drejtshkrimore.
“Gabimet janë për njerzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syri nuk isha e qart për qytetarët”, shkruan deputetja Halilaj./CNA.al
