Krahas surpizave të shumta që pritet të sjellë edicioni i radhës së “Dance With Me”, me interes të madh teleshikuesit po presin të njihen me çiftet pjesëmarrëse, pasi një pjesë e tyre janë zbuluar përmes pamjeve të provave që konkurentët kanë ndarë me ndjekësit e tyre.
InfoPresAlbania, ka “zbuluar” njërin nga çiftet konkurentë të këtij formati televiziv mjaft të ndjekur, ku dyshja Eduart Ndocaj-Kejvina Kthjella, pritet të sjellin një performancë zbavitëse dhe të mezipritur nga audienca.
Pjesëmarrja e “kaubojsit” në këtë show, përveçse i jep një sens zbavitës spektaklit, ka të garantuar dhe humorin, pasi Ndocaj njihet për notat e tij të theksuara humoristike dhe sharmin gazmor që i jep evenenimenteve të tilla.
Në krah të “kaubojsit” është bukuroshja e ekraneve Kejvina Kthjella, e cila kompleton me nurin dhe eleganën e saj këtë çift simpatik dhe mjaft të dashur për publikun shqiptar.
Publiku shqiptar është mësuar ta shohë Ndocajn në sferën e politikës, por kësaj radhe, ai, ka lënë mënjanë kostumin dhe shfaqet si një kavalier i vërtetë, edhe pse mbipeshë, por elegant me batuta, duke premtuar performancë të lartë.
Duke e njohur profilin e z. Ndocaj, në shumë fusha, si: biznesmen i suksesshëm, politikan ambicioz, piktor me shije të forta, një qytetar model, një prind dhe bashkëshort i përkryer, tashmë kmei pritshmëri të larta ta shohim si një balerin, në krahët e partneres së tij.