Shpetim AXHAMI (Kryetar i PLL)
Investimi me i mire dhe me afatgjate, ngelet investimi ne arsim. Shume shpejt, nis puna per vitin mesimor 2019-2020 ne arsimin parauniversitar, perseri, buxhet i ulet per arsimin ne teresi, asnje reforme domethenese per rritjen cilesore ne arsim, por vetem fjale, reklamime, ndryshim ne forme dhe asnjehere ndryshim dhe marrje serioze me permbatjen dhe rritjen cilesore.
Arsimi parauniversitar ka problemet e veta, ku per arsye korruptive, paaftesie dhe neglizhence te qellimshme, akoma keto problematika nuk kane gjetur zgjidhje. Korrniza korrikulare paraqet problemet e saj dhe me pa tjeter kerkohen ndryshime dhe plotesime te saj. Mesuesi ngelet i pa trajtuar, si ne page, ne personalitet etj, kjo duke pasur parasysh çfare roli te rendesishem ka ai per shoqerine ne teresi.
Udhezimet per emerimin dhe per levizjen e mesuesve behen te qellimshme, per te lene hapesira subjektive ne marrjen e ketyre vendimeve. Tekstet aktuale me shume probleme, gabime, ato ndryshojne shume nga njeri tjetri ne trajtimin e materialit sipas kerkesave te programit. Mesuesi ka nje mbingarkese ne plotesim dokumentacioni, ku eshte kthyer ne plotesues shkresash koti, e per rrjedhoj eshe i detyruar qe shume pak te merret me ate qe i takon, me nxenesin.
Menyra e vleresimit, ul konkurencen, ve ne pergjumje nxenesit, i le hapesire mesuesit per fiktivitet. Sistemi dy oresh jo rezultativ, kjo sidomos ne arsimin e mesem te ulet. Akoma ka mungese dhe mos funksionim te kabineteve dhe laboratoreve. Menyra e kualifikimit, kryesisht e mesuesve te rinje nuk eshte sa dhe si duhet, cilsore dhe aktuale per punen e tij.
Matura shteterore, e deshtuar ne administrim dhe ngelet, aksion se kush kopjon me teper dhe kush detyron mesuesin per zgjidhjen e testit, e per rrjedhoj humbet djersa e atij qe meson me te vertete ne menyre periodike. Arsimi profesional demagogji, jo praktik dhe i pamundur per te nxjerre profesionist te afte per specialitetin e tyre. Shkurt ngritem disa problematika arsimire gjithone per mendimin tim.
Pa tjeter ka dhe probleme te tjera, nga me te ndryshme ne arsimin e sotem. Per nje gje jam i bindur: po mos te ishte fisnikeria dhe pasioni i mesuesve, per reformat qeveritare te ketyre viteve, shumica sot do ishin pa arsim te larte dhe analfabet, jo analfabet funksional por analfabet ne te shkruar dhe ne te lexuar. Mesuesit e afte, specialiste dhe menaxhere te mire, duhet te behen pjese organike e drejtimit dhe e berjes se reformave ne arsim.
Arsimi duhet te lihet i lire ne punen e tij fisnike nga te paarsimuarit, qe e neperkembin dhe e perdorin per perfitime dhe per interasa politike.