InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohen detajet e aksionit opozitar/ Ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim

22 Gusht, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Garë intelektualësh për drejtimin e degëve të PD në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat rreth mesditës së sotme ka bërë të ditura detajet e aksionit opozitar për ditët në vijim.

Kryedemokrati Basha ka theksuar para mediave, se opozita do të prezantojë një platformë, e cila sipas tij do të jetë një ofertë dhe një plan kombëtar masash, që Shqipëria të mos humbë më kohë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Në ditët në vijim opozita do të prezantojë një platformë për “Shqipërinë si gjithë Europa”, e cila do të jetë si një një ofertë dhe plan kombëtar, për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuar duke e mbyllur sërish derën e Europës për Shqipërinë”-tha Basha.

Gjithashtu Basha tha se platforma ka për qëllim “t’i japë fund krizës politike në vend,  të nxjerrë kriminelët nga institucionet, nga ekonomia dhe për ti çuar para drejtësisë”.

Basha ka përmendur edhe rastin e Valdrin Pjetrit, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut, pas akuzave  se ishte i dënuar dhe dëbuar nga Italia për trafik droge.

Të njëjtën situatë PD paraqiti edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, të cilin e akuzon se ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Greqia. Për këto akuza, PD i kërkoi sot Prokurorisë të bëjë verifikimet përkatëse. Në këto kushte, Basha ngriti pyetjen, se sa kryebashkiakë të tjerë mund të jenë të dënuar, por që sipas tij po mbrohen nga Edi Rama.

“Këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Edi Ramës. Ka kthyer në krye të PS-së Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të SHBA. Caktuan një kriminel të dëbuar nga Italia kandidat për në bashkinë e Shkodrës, ai duhej të ndiqej penalisht, e prokuroria përpiqet të mbyllë dosjen 184 përpara se të krijohet SPAK-u. Edhe rasti i Agim Kajmakut, një tjetër individ me precedentë penalë në Greqi, që Rama dhe persona të tjerë përgjegjës në kupolën e lartë socialiste kanë pasur dijeni të plotë. Edhe ai ka mohuar precedentin penal në shtetin fqinj, fakti është se ai është një person me precedent penal të hapur me drejtësinë greke.

Ky fakt dihet nga Edi Rama, i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë dhe ai ka zgjedhur ta kandidojë për Bashkinë e Vorës. Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë? A nuk është kjo një provë se kriza politika dhe kushtetuese ka një burim, kriminalizimin e plotë të politikës me Edi Ramën në krye. Ai nuk përfaqëson më interesat e socialistëve, por të kriminelëve”, u shpreh lideri i opozitës.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com