InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dezertimi masiv i socialistëve dhe vetmia e madhe e Ramës

22 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Dezertimi masiv i socialistëve dhe vetmia e madhe e Ramës

Nga Red Varaku

Fakti që Rama ka kandiduar sërish të njëjtët njerëz me rekorde kriminale , edhe pse mund të duket pak cinike është një lajm i mirë. Kjo tregon se rrethi i njerëzve të besuar të kryeministrit sa vjen e po ngushtohet tek kamikazët e tij besnikë.

Për vëzhguesit mesatar të politikës, kur një kryeministër fillon të mbështetet vetëm tek kamikazët e tij besnikë, është një dëshmi, që ai jo vetëm është drejt fundit, por për shkak se gjërat i kanë dalë jashtë kontrollit, po shkon me vetëdije drejt një fundi të kontrolluar dhe të pashmangshëm.

Është lajm i mirë sepse dëshmon që brenda PS-së ka gjithnjë e më pak njerëz të gatshëm që mund të përdoren si kamikazë pa dinjitet. Është lajm i mirë, po ashtu dhe fakti që nuk ka në dispozicion më asnjë personazh me reputacion të shëndetshëm, përveç personazheve të portokallisë, trashëgimtarëve të regjimit ,horrave dhe kriminelëve që t’i rihedhë në luftë për interesa të tij.

Lajm i keq është që, në mungesë të personazheve me një reputacion publik, këto personazhe pa asnjë identitet dhe pa asnjë kontribut shoqëror, kthehen kollaj në kamikazë të shkeljes kë ligjit, sepse kjo është edhe i vetmi kontribut që dinë t’i japin shoqërisë si shpërblim.

Kjo krizë, doli qartazi në sipërfaqje sidomos pas presionit që sapo ka nisur nga SHBA dhe BE. Pas momentit të përplasjes në fytyrë të negociatave që erdhi nga Bashkimi Europian dhe në momentin kur llava e Departamentit Amerikan të Shtetit u derdh mbi numrin dy të PS-së, pra kundër vetë Ramës dha asaj që ai përfaqëson. Ishte momenti kur ranë maskat dhe perdet ,dhe të gjithë panë rrumpallhanen që ka katranosur ky njeri.

Kriza e madhe u pa edhe në Shkodër, ku u vërtetua edhe ajo që shpesh përflitej nën zë si lufta e socialistëve me uzurpatorët që solli në parti rilindja. Gjithashtu , u zbulua që partinë e kontrollojnë rilindasit me kamzhik përjashtimi në dorë hapur.

Debati midis anëtarëve të PS, tregon, që nga kryengritje e heshtur, ajo ka filluar të artikulohet dhe po kalon në prag-kryengritje. Pëplasja në Shkodër, ishte pikërisht prova e ndarjes së madhe midis PS së vërtetë dhe rilindjes.

Ajo tregoi gjithashtu edhe hendekun e madh që egziston midis tyre. Ishte prova që rilindja tashmë është një pakicë që komandon me kamzhik në dorë. Aq e madhe ishte pakënaqësia e socialistëve në Shkodër, sa u detyrua vetë Rama të ndërhyjë dhe t’i kërcënonte me përjashtim kryengritësit .

Po ashtu, ngritja në detyrë e fëmijëve dhe ish-zyrtarëve të regjimit, prindërit e të cilëve kanë egzekutuar me mijëra shqiptarë të pafajshëm dhe kanë perskutuar me mijëra të tjerë tregon një degradim të qeverisjes . Tregon se në këtë periudhë të vështirë, Rama nuk ka nevojë për profesionistë, por ka nevojë vetëm për kamikazë besnikë , fanatikë të familjes kriminale që sundoi Shqipërinë gati gjysëm shekulli.

Rikthimi i PS-së 30 vite pas te të njëjtët njerëz dhe te të njëjtat familje , tek të njëjtat metoda kundër lirisë dhe kundërshtarëve, dëshmon më shumë se çdo gjë qëllimin e vërtetë që fshihet pas këtij veprimi.

Kjo është shenja më e madhe se PS ka hyrë në një krizë të rëndë. Martesa me krimin prodhoi një klimë helmuese brenda PS që erdhi duke u shtuar duke e paralizuar qeverisjen dhe vendin.

Për shkak të kësaj bashkëjetese me krimin, ritmi i qeverisjes pothuajse ka ndalur dhe dezertimet nga partia sapo kanë filluar. Me ç’duket të gjithë janë të sëmurë nga kjo klimë dhe mezi presin rastin të dezertojnë, për të shijuar në qetësi luksin e krijuar nga pasuritë e vjedhura të shqiptarëve.

Por, e gjitha kjo sigurisht nuk bëhet pa një qëllim. Të gjithë këta që ngrenë krye dhe kërcënojnë me dezertim, jo vetëm nuk e shqetësojnë Edi Ramën, por i bëjnë atij një nder të madh. Ai nuk do t’i ketë më nëpër këmbë pasi të kalojë në opozitë. Koha do të provojë nëse vlejnë më shumë ata që po ikin apo ata që erdhën me katapultim nga lart.

Atij i duhet qoftë edhe një parti e vogël, por solide me kamikazë besnikë dhe pa kundërshtarë, që ta kontrollojë lehtë. Me ç’duket ai do të vazhdojë të mbetet halli ynë më i madh edhe kur PS të kalojë në opozitë, sigurisht nëse nuk arrestohet menjëherë pasi të largohet.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025

TË FUNDIT

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025

23 Tetor, 2025

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com