Nuk dua ti qasem zallamahise qe ka shkaktuar politika dhe as te germezoj bindjet e mia.Thjesht jam njeri prej atyre te cileve politika ka filluar ti jape alergji.Por natyrisht qe perjashtimet nuk mungojne dhe fale zotit na japin pak shprese se shpresa eshte nje pjese e pasurise se vobektesise.
Fjala eshte per nje rast i cili vlen te pergjithesohet perkunder kahjeve te secilit. Ai quhet Rexhe Byberi.Nje emer i njohur per te gjithe ata qe kane vizituar luginen e Valbones keto 25 vite.Per dy dekada ai drejtoi kete komune.E gjeti si e gjeti dhe e shenderroi ne atraksionin me te pelqyer ne vend.
Prej 13 gushtit 2019 Rexhe Byberi eshte kryetar i Bashkise Tropoje! Fushaten e zhvilloi te thjeshte me nje premtim te sinqerte qe i terhoqi te gjithe”Ju po zgjidhni jo nje bajraktar por nje sherbestar”. Dhe qe ne diten e pare fryma e tij e punes po hapet si eter jo vetem ne administrate por dhe tek secili banor.”Tropoja eshte e jona dhe ne do ta ndertojme per vehte dhe femijet tane”.
Dhe “te ndertosh do te thote te punosh”.”Politika ime eshte Tropoja “etj nuk jane slogane por fjale te sinqerta qe kryebashkiaku i ri po i materializon…
Qytetaret çdo dite e me shume po i largohen politikes e retorikes ndaj dhe Rexhe Byberi u prit ne Bashkine e Tropojes me lule e urime dhe dhe jo me protesta e mallkime!


