InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

MISIONI BASHA DHE KTHIMI I MORALIT NË POLITIKË

17 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
MISIONI BASHA DHE KTHIMI I MORALIT NË POLITIKË

Nga Bashkim Koçi

Tashmë edhe më skeptikët janë bindur se misioni Basha për kthimih e moralit në politikë është një betejë e fituar prej tij në rrafshin e opinionit publik.

Evidente nga dita e parë e përballjes me “amoralitetin” politik rilindas është fakti që ; Basha nuk e konsideroi kurrë moralin në politikë si një koncept të shprehjes për të fituar politikisht, por si një vlerë humane e cila shërben në ngritjen e vetëdijes kolektive drejt të mirës së përbashkët, e mëshiruar kjo më së miri në dy kontratat me artistët për mbrojtjen e Teatrit dhe kontratës me banorët e Unazës së Re.

Por kontratën më të madhe Basha e ka firmosur me popullin shqiptar, pasi ka treguar që në krye të herës se nuk do të bëjë kurrë kompromis me amoralitetin politik.

E nisi misionin e tij me “Dekriminalizimin” në Parlament. Kthimi i moralit politik në atë sallë ishte fitorja e parë në luftën e gjatë ndaj së keqes morale që po mbillej në politikë.

E vazhdoi me denoncime pa fund të aferave korruptive të çdo niveli që çuan në shkarkimin e dy Ministrave të brendshëm.
Me çuarjen në Parlament të ligjit për vetingun e politikanëve.
Me nxitjen e vazhdueshme të reformës në drejtësi.
Me nxjerrjen lakuriq para shqiptarë të gjithë skemës amorale të shitblerjes së votës.
Më evidentimin dhe denoncimin e çdo amoraliteti politik në përzjedhjen e kandidaturave për Kryebashkiakët monist, për të kulmuar me aktin moral të djegjes së mandateve.

Në sallën e Parlamentit nuk mund të kishte më vend për moralen dhe amoralen.
Misioni “Basha” për kthimin e moralit në politikë u përkrah bindshëm nga shqiptarët në 10 protestat e mëdha kombëtare dhe refuzimin me 85% të zgjedhjeve farsë në 30 Qershor.

Basha e ka formëzuar tashmë misionin e tij.
Ai shihet si politikani ideal i prirur të kthejë nevojën e popullit në mirëqenien e përbashkët të shoqërisë për të gëzuar autoritet ekzistencial në formën e tij më të përkryer. Shihet si politikani ideal me vlera të moralit politik që do të përforcojë shtetin e së drejtës në funksion dhe interes shoqëror, duke u bazuar në standardin e udhëheqjes së mirë morale, ligjore, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Mungesa e deritanishme e të moralshmes në politikë ka krijuar anarki morale dhe shumë të panjohura dhe të papritura, nga kriminelët në parlament, bashki, administratë e deri tek metodat narkoshtet të operimit elektoral..

Politika duhet të rishqyrtoi vazhdimisht raportin e saj me moralin. Basha ka treguar se nuk do rreshtë kurrë së luftuari për ti kthyer moralin politikës. Atë moral të nëpërkëmbur dhe shpërfytyruar nga mendësia politike e atyre që bëne pakt me të jeqen, atë moral që krijoi një mosbesueshmëri politike të paparë deri më sot, ku çdo muaj amoraliteti politik na shfaqej me fytyrën e një personazhi të përzier me llumin.

Misioni Basha duket të prihet në krijimin e një baraspeshe të qëndrueshme mes moralit dhe politikës.
Janë një numër përcaktimesh morale, të cilat kanë marrë vlerë në artikulimin politik të Bashës dhe në aksionin opozitar të tij.
Dekriminalizimi i politikës dhe administratës, mbajtja e premtimit, shmangia e gënjeshtrës dhe mashtrimit, mbrojtja e interesit qytetar, konsensusi për tema të interesit nacional, respektimi i raporteve reale që sjell rezultati zgjedhor i pranueshëm, ruajtja e sistemit të vlerave kombëtare duket që do përbëjnë bëtrthamën e moralit politik me të cilin Basha do udhëheqë nesër vendin.

Shoqëria demokratike e ka të nevojshme moralin në politikë. Basha duket që e ka mision kthimin e këtij morali dhe gjasat janë që qytetarët po e mirëpresin e mbështedin këtë mision.

Të Lidhura

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot

21 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 21 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 21 Shtator 2025

21 Shtator, 2025

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com